Shqipëria ka mësuar shortin e Eliminatorëve të Botërorit “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”, me kuqezinjtë që u shortuan në Grupin K, së bashku me Anglinë, Letoninë, Andorrën dhe Serbinë.
Pikërisht, takimi me këtë të fundit na kthen pas në kohë, 10 vite më parë, kur në Beograd, ajo që supozohej të ishte një ndeshje futbolli, u kthye në një arenë lufte nga tifozët dhe lojtarët serbë, që nuk nguruan të sulmonin futbollistët shqiptarë.
Më 24 tetor 2014, në Kualifikueset e Europianit “Francë 2016”, Serbia nuk pranoi tifozë shqiptarë në takimin me Shqipërinë në Beograd. Gjithsesi, një flamur i Shqipërisë së bashkuar i ardhur me dronë dhe një reagim i pavend i lojtarëve serb, nxiti tifozët që të hynin në fushë dhe të sulmonin lojtarët e Kombëtares shqiptare, me takimin që u mbyll pa përfunduar pjesa e parë.
UEFA vendosi që t’i jepte tre pikët në tavolinë Serbisë, duke e quajtur shkaktare Shqipërinë për nxitjen e dhunës.
Gjithsesi, Gjykata e Arbitrazhit në CAS nuk mendoi kështu, duke hedhur poshtë vendimin e UEFA-s dhe duke kthyer situatën në krahun e kundërt, ku akuzoi serbët për dhunë të kryer ndaj futbollistëve shqiptarë, me kuqezinjtë që morën fitoren 3-0 në tavolinë, duke ndihmuar ekipin e De Biazit në atë kohë të arrinte kualifikimin e parë historik në një turne madhor.
Ti lëmë idiotsitë se çfarë ndodhi 10 vjet më parë dhe të mos fillojmë t'i ngarkojmë që sot djemtë me emocione. Bëhet fjalë për futboll, asgjë më shumë. Do shkojmë me qetësinë e nevojshme, do luajmë dhe si t'a kemi fatin. Sepse në futboll duhet edhe pak fat. Sërbët janë një skuadër shumë e fortë, por dhe ne nuk jemi pak, zumë vëndin e parë në grupin eleminator dhe u ndeshëm denjësisht në finalet e europianit, me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. S'kemi pse trëmbeni nga askush.
Beni gati dronin e dyte. Perseritje e "France 2016". Do marrim piket me dron.
Kete radhe droni do kete janullen dhe fredhi apostull kostaq langaraq jorgaq marinaq Belleraqis me logo per vorioqipidhin elenikon
Kesaj radhe pajiseni dronin me plumba qe ti bini serbeve mbi koka me bresheri.
Perseritje e e kualifikimit historik te Shqiperise ne France, pas 10 vjetesh.
Serbia per shkak te incidenteve ne ndeshjet e Nation League eshte denuar me 2 ndeshje pa tifoze ne kompeticionin e radhes qe i bie te jene eleminatioret e Boterorit. Te shpresojme qe nje nga keto ndeshje te jete me Shqiperine , te pakten ne stadium bosh do luhet vetem futboll dhe ne ta tregojme veten ne fushe , jo si 10 vite me pare kur na dha fitoren gjykata ( gjithsesi me merite na e dha ).