Për trajnerin e Evertonit, Armando Broja është një pikë referimi sa herë që është i gatshëm për të luajtur.
Sipas Shon Dajsh në ndeshjen e radhës, atë kundër Arsenal, Armando Broja do të jetë në mendimet e tij sa i përket formacionit edhe pse pranoi se shqiptariit i duhet ende kohë që të integrohet plotësisht me grupin.
“Broja do të jetë në ç’do strategji që do të ndërtojmë për këtë duel delikat. Ai kurrë nuk ka qenë larg mendimeve të mia për sa kohë ka qenë i shëndetshëm.
E aktivizova për pak minuta përballë Uolves për ti dhënë mundësi që të shijonte pak emosionet e ndeshjes. Ai ka një rrugë të gjatë përpara se të rikthehet në maksimumin e tij fizik.
Ai po tregon se kërkon të rikthehet kompetitiv në grup dhe më pas të jetë i tillë edhe në fushë”, komentoi trajneri i Evertonit, Shon Daish.
Po fute ne loje se e ke edhe patriot. Zenel Guri thote qe keta me mbiemrin Daish, jane nga fisi Tish Dais, kompozitorit Shkodran. Ndersa pergjegjesi sektorit fermes Agron Dalipaj shkon me tej, thote qe Broja dhe Shawn jane kusherinj te afert. Fute te beje nja 2-3 gola se eshte mbrapa nga golshenuesit e tjere.