Kylian Mbappe “kryqëzon” Ancelottin

12 Dhjetor 2024, 15:38Sport TEMA
Kylian Mbappe “kryqëzon” Ancelottin

Dëmtimet nuk kanë fund te Real Madrid. Kylian Mbappe ishte lojtari i radhës që shfaqi probleme fizike, ku pas golit ndaj Atalantës u detyrua të zëvendësohej pas gjysmë ore lojë.

Francezi pësoi një tërheqje muskulare, megjithatë pas ekzaminimeve mjekësore do të përcaktohet edhe kohëzgjatja e periudhës që do i mungojë fushave të lojës.


Real Madridi do të shpresojë që kjo të jetë e vogël, ndërsa në të kundër, Mbappe mund të përfundojë të humbasë ndeshjet e mbetura të klubit në vitin 2024.

Një dëmtim që shton jo pak dhimbjet e kokës për trajnerin Carlo Ancelotti.

Lojtarë si Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba, Mendy dhe Eduardo Camavinga gjenden prej kohësh në infermieri, duke e detyruar teknikun Ancelotti që të eksperimentojë jo pak sidomos në repartin e mbrojtjes.


Ndërkaq, me dëmtimin e Mbappe, italiani duhet t’i besojë Rodrygo çelësat e sulmit për sfidat e ardhshme.

1 Komente

  1. L
    Loni

    Është sa interesante, aq dhe e neveritshme, pështirosëse, kjo teknika e mashtrimit me titullin. Natyrisht të bënë t'a lexosh shkrimin nisur nga titulli, por kur brënda shkrimit nuk gjen asgjë nga ajo që pret të lexosh, ndihesh vërtetë i fyer dhe i poshtëruar, kur sheh që janë tallur keq me ty.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje