VIDEO/ Uzuni fenomenal në Spanjë, përmbys rezultatin me tre gola dhe vendoset në krye të golashënuesve

17 Dhjetor 2024, 20:23Sport TEMA
VIDEO/ Uzuni fenomenal në Spanjë, përmbys rezultatin me tre gola

 Myrto Uzuni ka shënuar tre gola sot në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën tre herë në suksesin 4-1 të Granadës ndaj Kartagjenës.

Ishte Uzuni që përmbysi rezultatin, i cili shkoi 0 me 1 fillimisht për miqtë.

Sulmuesi i Kombëtares shfrytëzoi fillimisht si duhet krosimin e Ruiz për të dërguar topin në rrjetë. Goditja e tij me kokë nuk mund të pritej nga portieri kundërshtar.

Kështu Kartagjena nuk pati kohë të shijonte avantazhin e fituar në minutën e 12-të. Më pas shfrytëzoi si duhet një moment që nuk dukej premtues duke vendosur skuadrën e tij në avantazh. Në minutën e 73-të, erdhi edhe goli i tretë personal i sulmuesit shqiptar, që çoi shifrat në 4-1


Kujtojmë se Uzuni është sulmuesi i huaj me më shumë gola në historinë e Granadës. Tashmë është dhe në kuotën e 14 golave për kampionatin e La Liga 2 duke u vendosur në krye të listës së golashënuesve.

Goli i parë i Uzunit: (VIDEO)

Goli i dytë i Uzunit: (VIDEO)

Goli i tretë i Uzunit: (VIDEO)

1 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Nuk beri 2, por 3 gola...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje