Asnjë sa Elseid Hysaj! 94 ndeshje, shifër rekord për një lojtar me fanellën kuqezi

14 Tetor 2025, 21:12Sport TEMA
Asnjë sa Elseid Hysaj! 94 ndeshje, shifër rekord për një

Kombëtarja shqiptare ka fituar në shtëpi përballë Jordanisë, në kuadër të një ndeshjeje miqësore. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 4-2 në favor të kuqeznivje.

Ndërkohë që në përfundim të këtij takimi, Elseid Hysaj u surprizua nga shokët e ekipit, stafi dhe trajneri Sylvinho. Pikërisht me ndeshjen e ditës së sotme, mbrojtësi shkodran numëron plot 94 ndeshje me fanellën kuqezi.


Pikërisht ky numër është historik, pasi shkodrani kryeson kështu i vetëm listën e lojtarëve me më shumë ndeshje në historik e Kombëtares shqiptare. Ndërkohë që gjatë festës, shokët e ekipit nisën të godisnin me shuplaka kokës shkodranin në formë gëzimi e feste.

1 Komente

  1. Z
    Z

    Ja pra "shoke te njesitet gueril" shqipot edhe gezimin e shprehin me dhune, kafshe .....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje