
Liga e Kampionëve është kthyer, bashkë me të edhe emocionet e futbollit të madh europian. Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Chelsea rezultoi intensive dhe e gjallë, e vendosur nga një gol i mrekullueshëm i Adeyemi.
Festë e madhe në “Signal Iduna Park”, gjithnjë inkandeshent, stadium i cili mori rolin proverbial të lojtarit të 12-të (jo në fushë). Një lavdi e madhe e futbollit gjerman dhe komentatori aktual për DAZN, Michael Ballack, e pagoi gjithashtu “çmimin”.
Ish-mesfushori i Kaiserslautern, Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Chelsea pati një karrierë të rëndësishme, e cila i lejoi të grumbullonte pothuajse 100 paraqitje për kombëtaren e Gjermanisë, me 42 gola nën emrin e tij.
Ai fitoi “argjendin” dhe “bronzin” në Kupën e Botës; “argjendin” në Kampionatin Evropian, përpara se të tërhiqej në vitin 2012 dhe të fillonte një jetë të re. Aktualisht, Ballack është një nga fytyrat e njohura të DAZN dhe komenton ndeshjet e Champions League të skuadrave gjermane. Në fakt, ai ka qenë në tribunat e stadiumit të Borussia Dortmundit për të ndjekur ndeshjen ndaj Chelsea.
Gjithsesi gjërat morën për keq kur verdhezinjtë shënuan golin e fitores. Fatkeqësisht, festa e tifozëve vendas, që janë gjithmonë shumë të ngrohtë, nuk rezultoi pozitive. Ballack, komentatori i DAZN u desh të përballej me një “dush birre”, pasi gotat plastike u hodhën nga tribuna.
Uli Lever, zëri i platformës ‘streaming’, u përpoq të bënte shaka me të duke deklaruar live: “Mund t’ju them, kemi bërë një dush birre këtu. E mbajmë këtë situatë me vete, 1-0 për Borussia Dortmund”.
Ai nuk e mori në të njëjtën mënyrë, Ballack ishte shumë i zemëruar. Ish-futbollisti ka reaguar duke iu bërtitur fansave dhe kërkuar që të qetësohen. Një situatë fatkeqe për 46-vjeçarin, i cili u ndërpre në shpërthimin e tij nga gjëmimi i “kurbës”, ende e çmendur nga gëzimi për golin dhe nga muzika që luanin altoparlantët. Pas disa sekondash pauzë, gjithçka rifilloi normalisht.
Lini një Përgjigje