Bayern Munich ngel “thatë”, Rangnick refuzon klubin bavarez

2 Maj 2024, 11:39Sport TEMA
Bayern Munich ngel “thatë”, Rangnick refuzon klubin bavarez

Lajmi është vërtet i bujshëm dhe është konfirmuar pak më parë nga Federata Austriake e Futbollit.

Ralf Rangnick nuk pranoi propozimin e Bayern Munich. Ish-trajneri i Sttutgart, Hoffenheim, Schalke dhe Leipzig ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në krye të kombëtares, duke tentuar kështu të përmbushë kontratën e tij me Federatën që do të zgjasë deri në Kupën e Botës 2026.

“Ralf qëndron! Kemi shumë plane për të bërë së bashku”, shkruante Federata në kanalet zyrtare.


Një tjetër refuzim për Bayern Munich, i cili tashmë ishte përpjekur të bindte Xabi Alonso, Julian Nagelsmann dhe Unai Emery, të cilët vendosën të vazhdonin aventurat e tyre përkatëse me Leverkusen, Gjermaninë dhe Aston Villa.

Lini një Përgjigje