Berat Gjimshiti do të jetë kapiteni i Atalantës në finalen e Ligës së Europës

21 Maj 2024, 18:52Sport TEMA
Berat Gjimshiti do të jetë kapiteni i Atalantës në finalen e

Berat Gjimshiti do të hyjë në histori në mbrëmjen e nesërme si futbollisti i parë i përfaqësues shqiptare që luan në një finale të mëdha ndërkombëtare, kur të aktivizohet si titullar me Atalantën përballë Bajer Leverkusenit në Ligën e Europës.

Por jo vetëm kaq, klubi ka vendosur që të jetë pikëisht qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ai që do të mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjen në fjalë, që është padyshim historike për bergamaskët.

Kjo u konfirmuar sot në konferencën zyrtare në pragndeshje, ku pikërisht Gjimshiti ishte futbollisti i përzgjedhur nga Gasperini për të qëndruar përkrah tij në prononcimet para mediave.

Një tjetër shenjë vlerësimi për një futbollist i cili ka bërë gjithçka mirë në rrugëtimin e tij dhe tashmë po merr vlerësimet maksimale për karrierën e shkëlqyer.

3 Komente

  1. t
    tifozi

    Berat Gjimshiti pervec te qenurit nje kampion ne fushe, eshte po ashtu kampion si qenie njerezore me thjeshtesine qe e ka karakterizuar gjithmone. Lum ata prinder qe kane lindur e rritur nje djale te tille, me te cilin krenohemi te gjithe sportdashesit shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. Roberto

      Bravo i qofte. Si Berat Gjimshiti duhet te jene te gjithe ne fushe sidomos kete Europian pasi ne duhet te japim me te miren.Jo eufori,jo pordhe por pune,pune,pune dhe nese e bejne kete edhe neve do na buzeqeshi ndonke rezultat pozitiv. Jemi te ndergjegjshem qe jemi ne nje grup me ekipet me te mira te Europes por do luajme shanset tona. FORCA CUNA

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tallavaja

        E meriton, kampion ne thjeshtesi, disipline, marredhenie korrekte me shoket e skuadres, asnjhere grindavec. Profesionist I nivelit te larte. Gasperini ne fushe me pak fjale. Urime.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje