Nga shpresa, në dyshim. Nga hero, në prag largimi. Ky është rrugëtimi i trajnerit të Shqipërisë, Silvinjo, në muajt e fundit, pas një fillimi premtues dhe një kualifikimi historik në Euro 2024.
Por futbolli nuk njeh të shkuarën. Dhe as emra të mëdhenj. Sot Silvinjo gjendet në një udhëkryq kritik, me Kombëtaren shqiptare në mes të një tjetër fushate vendimtare: ajo e kualifikueseve për Botërorin 2026.
5 PIKË NË 4 NDESHJE Pasi kaloi me sukses grupin e eliminatoreve për Kampionatin Europian, pritshmëritë për një tjetër cikël pozitiv ishin të mëdha.
Por pas katër ndeshjeve të para në grupin kualifikues të Botërorit, bilanci është zhgënjyes: vetëm 5 pikë të grumbulluara nga 12 të mundshme. Pa përmendur këtu rënien në Ligën C në kompeticionin e “Nations League”. Barazimet me Serbinë në Tiranë dhe Letoninë në transfertë kanë lënë një shije të hidhur. Ndonëse Kombëtarja mbetet në garë për vendin e dytë në grup, që mund të çojë në “play off”-in e Botërorit. Rezultatet e fundit kanë rritur presionin mbi stafin teknik dhe vetë trajnerin brazilian.
KONTRATA QË SKADON Një detaj që nuk kalon pa vëmendje: kontrata e Silvinjos me Federatën Shqiptare të Futbollit skadon më 31 dhjetor të këtij viti. Dhe me dy ndeshjet e radhës që luhen në shtator dhe tetor, mbetet e paqartë nëse braziliani do të vazhdojë të udhëheqë ekipin përtej këtyre sfidave. Gjithçka do të varet nga performanca dhe rezultatet. Nuk ka asnjë garanci dhe luks për gabime të tjera. Në kalendarin e shtatorit, rezulton ndeshja me Letoninë dhe më pas një sfidë me peshë të jashtëzakonshme: ndeshja ndaj Serbisë në Beograd. Përtej tensioneve historike dhe atmosferës që pritet të jetë e zjarrtë, kjo mund të jetë ndeshja që vulos fatin e Silvinjos. Një fitore në Beograd nuk do të ishte vetëm një rezultat i madh sportiv, por do të ishte një sinjal i fuqishëm për vazhdimësinë e projektit të tij në krye të Kombëtares. Një triumf atje dhe me kapjen e vendit të dytë, do ta “blindonte” trajnerin edhe për të qëndruar edhe për fazën “play off” apo edhe më gjatë. Por, nëse Shqipëria dështon edhe në këtë përballje, presioni për një ndryshim të menjëhershëm do të rritet në mënyrë të ndjeshme. Dhe me një kontratë që mbyllet në dhjetor, FSHF-ja mund të mos presë më gjatë për të bërë një riformatim në stol.
NJË INVESTIM REKORD, POR A IA VLEN? Silvinjo nuk është vetëm një trajner i huaj me CV të pasur si lojtar. Ai është edhe trajneri më i paguar në historinë e Kombëtares shqiptare. Me një kosto totale prej 1.5 milionë eurosh, përfshirë edhe stafin e tij teknik, investimi i FSHF-së ishte një deklaratë ambicieje. Por kur rezultatet nuk janë në linjë me pritshmëritë, nis pyetja e pashmangshme: a ia ka vlejtur ky investim? Kritikët theksojnë se, për një pagë të tillë, kërkohet jo vetëm kualifikim, por edhe vazhdimësi dhe përmirësim në mënyrën e lojës. Në disa ndeshje të fundit, Shqipëria ka treguar mungesë qartësie taktike dhe një regres në agresivitetin ofensiv që e karakterizoi në kualifikueset e Euro 2024. (Panorama Sport)
kualufik sdo kete ,ne beograd do rrihemi dhe silvinho do largohet .
Nuk ka kualifikim në Beograd ,Mos të gënjejmë vehten ton.Ç'do gjë bën vaki për 99% jemi pa shpresa.Të jemi objektiv që ne nuk jemi për në botëror ,se ju e patë që në Europian Spanja na telendisi me ekipin e rezervave .Këtu s'ka faj Silvlnjo dhe ç'do trajner tjetër që mund të drejtoj KOMBËTAREN.Tani do zgjedhim një trajner tjetër por para se ta vendosim do bëjnë të gjithë një formacion me të cilin do fitojmë në Beograd dhe atë do vendosim .Unë kam për "zëmër Sokol Kushtën dhe Vasil Rucin " se këta luajnë shumë mirë me "letra".
Varet si e shikon nashi qe s'kemi asgje per te humbur e shqipot luajne sipas parimit c'i qi t'emen mund te harrijme dicka .Por eshte kabim i madh ne kohe te nternetit kur te gjitha te dhenat e lojtareve jane ne internet edhe nje amator fare mire mund te krahasoje e te shiqoje se ne shume aspekte atletike e fizike lojtaret jane inferiore ndaj Serbise shipot me flasin berihaj sikur barazimi me serbet ishte turp i madh shume .Una pat nje ndjenje te keqe kur i shikoja ne Rige lojtaret tane mezi merrnin frime pas 10 minutash loje .Ne kupe te botes babam te hane dreket po te shkosh si pidhi ne dasem me kete lloj pregatitje fizike