E ardhmja e Kristjan Asllanit është në ajër. Më saktësisht, pas Botërorit të Klubeve do të mësohet nëse Kristian Kivu do e ketë në planet e tij mesfushorin e Kombëtares shqiptare apo jo te Interi, ndërsa interesimi nga skuadra të tjera nuk ka munguar.
Por sipas ekspertit të merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, një nga skuadrat që përflitej se ishte më afër tij, në fakt nuk e ka në listat e saj Asllanin. Në ditët e kaluara u përfol shpesh se te Fiorentina e shohin me shumë interes mesfushorin kuqezi dhe Stefano Pioli e kishte kërkuar si përforcim gjatë verës.
“Një emër në ditë nuk është se largon mjekun, por krijon vetëm konfuzion. Pasi me një emër në ditë, tifozi mesatar nuk është se qartësohet, kalon në vështirësi”, ishte komenti i Alfredo Pedulla rreth çështjes.
“Që dje ju thamë se Asllani, talent i shkëlqyer i cili mund të largohet nga Interi, nuk është në listën e Fiorentinës. I njëjti diskutim vlen për Ismael Benaser i cili vlerësohet si përforcimi perfekt i dëshiruar nga Pioli”, tha eksperti i merkatos italiane, duke insistuar kësisoj se Asllani nuk hyn në planet e skuadrës së qytetit të Firences, për të hedhur më shumë hije dyshime rreth të ardhmes së mesfushorit.
Sa me shume te rrije te inter, aq me shume do humbasi si futbollist?!
Nuk di, por ky më ka lënë përshtypjen e një djali jo të mirë. Në të dy këto ndeshje që zhvilluam, si nuk pash qoftë dhe një top të vetëm që ky t'a pasonte në drejtim të Brojës!!!! Kjo flet shumë për karakterin e këtij lojtari. Në futboll, egoja dhe individualizmi si rrjedhojë e saj, sjellë shumë shpejt atë moment i cili të bënë të padëshirueshëm si për shokët dhe trajnerin.