Kupa e Botës për Klube, Infantino: Turne historik, ekuilibër mes klubeve dhe ekipeve kombëtare

14 Qershor 2025, 20:15Sport TEMA
Kupa e Botës për Klube, Infantino: Turne historik, ekuilibër mes

“I lumtur t’i drejtohesha Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe Presidentit të saj, Nasser Al-Khelaïfi, në prag të fillimit të Kupës historike të Botës për Klube të FIFA-s. Ne nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi me ECA-n nga viti 2023 deri në vitin 2030, dhe kjo i ka sjellë stabilitet futbollit, pasi kemi gjetur një ekuilibër midis futbollit të klubeve dhe ekipeve kombëtare në të gjithë botën”, tha Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, pas takimit të Komitetit Ekzekutiv të ECA-s në Miami.

“Ashtu si Kupa e Botës për ekipet kombëtare në Uruguaji në vitin 1930, ky është një turne historik për futbollin e klubeve, me kaq shumë lojtarë, ekipe dhe kombe të gatshme të shkëlqejnë në skenën botërore. Është historik dhe, së bashku, e kemi bërë të mundur këtë Kupë të Botës për Klube të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

Në vitin 2023, ECA dhe FIFA nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi afatgjatë, i cili përfshin një angazhim për të bashkëpunuar në zhvillimin e Kupës së Botës për Klube, Kupës së Botës për Klube të Femrave dhe rritjen e vazhdueshme të futbollit në mbarë botën. Si i vetmi organ i njohur nga FIFA dhe UEFA për të përfaqësuar klubet evropiane në nivel ndërkombëtar, ECA mbetet e përkushtuar për të punuar me palët kryesore të interesuara për të mbrojtur dhe formësuar të ardhmen afatgjatë të futbollit.

Lini një Përgjigje