Jasir Asani në garë për më të mirin e Champions

14 Qershor 2025, 19:00Sport TEMA
Jasir Asani në garë për më të mirin e Champions

Champions League e Azisë po kërkon të zgjedhë lojtarin më të mirë të sezonit dhe për këtë ka hapur një sondazh për tifozët në faqen zyrtare. Pjesë e kandidatëve është edhe shqiptari Jasir Asani.

Mesfushori me tipare sulmuese ndodhet në këtë garë së bashku me Cristiano Ronaldo, Firmino apo Riyad Mahrez. Vetëm pjesëmarrja në këtë sondazh është një vlerësim i madh.


Jasir Asani ishte protagonist me Gwangju, duke shënuar 9 gola dhe duke qenë mes më të mirëve të turneut. Falë ndihmës së Asanit, skuadra koreanojugore në debutimin e saj mbërriti deri në çerekfinalet e turneut, ku u eliminua nga një kundërshtar me përvojë si Al-Hilal.

Lini një Përgjigje