Astrit Hafizi: Sylvinho duhet të largohet. Shqipëria nuk bën një gjuajtje në portë

13 Qershor 2025, 20:48Sport TEMA
Astrit Hafizi: Sylvinho duhet të largohet. Shqipëria nuk bën

Paraqitja e fundit e kombëtares me barazimin në Riga të Letonisë ka hapur sërish një diskutim rreth kombëtares dhe ka rikthyer sindromën e dikurshme, që ndaj ekipeve që konsiderohen me një nivel poshtë nesh në letër dhe që ne duhet të komandojmë dominojmë dhe fitojmë, atëherë gabojmë.

Astri Hafizi, ish trajner i kombëtares në një intervistë për Top Channel analizon paraqitjet e fundit të kuqezinjtë.

Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares: Ne nuk krijojmë raste dhe të flasim për Serbinë përpara se të shkojmë tek letonia. Përveç rastit të penalltisë dhe një gjuajtje jashtë porte pa rëndësi, këto ishin dy momentet tona, në pjesën e dytë një goditje e Bajramit me të brendshmen, ku ishin rastet që mund të fitohet ndeshja. Pra janë disa konkluzione që mua më jep të kuptoj që ti nuk reagon nga ajo që ke paraqit në ndeshje, kjo u pa edhe me Letoninë. Pjesa parë tha trajneri luajtëm dobët, po përse të luajmë dobët, për çfarë arsye?

Ti the që vjen nga një paraqitje e mirë, ose më thua jemi në rritje, ku është rritja? Nuk bëmë asnjë rast, dy gjuajtjet e Asllanit, një jashtë dhe një tek portiere, një gjuajtje me të brendshme e Manajt. Një sulmues i joni asnjë gjuajtje në portë me statistika, as Broja as Manaj as Hoxha, atëherë ku janë rastet që duhet ta fitonim ndeshjen. Kur shikoj që ti nuk reagon, nuk vepron, se gabime trajnerët bëjnë të gjithë, atëherë më lë të dyshoj që formimi yt profesional ka të meta.

A mendoni se nuk mund të përballemi ndryshme me këdo kundërshtar?

Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares: Shkojmë në Angli as sulmojmë fare, asnjë gjuajtje në portë dhe gjithmonë duke thënë; “po ne luajtëm me Anglinë“. Po si mendon Sylvinho që ne nuk kemi luajtur me Gjermaninë kampionen e botës?! Sa herë kemi luajtur? Sa të duash! Pse nuk e denim ne kush është Gjermania, po të ishte ashtu nuk shkonim fare me lujt se e dinim kush ishte Gjermania. Ka lujt Bajko para meje, Zhega pas meje. 2-1 kemi dalë, 4-3 me rezultate të ngushta apo 3-2. Po të mendonim që është gjermania kampionia e botës ne nuk shkonim të luanim fare. Ti nuk tenton, ti nuk guxon. Ti thua mund hanim 5 gola si mund të jesh trajner e të thuash këto gjëra!

Po si e mendon vazhdimësinë, i duhet dhënë sërish shans Sylvinhos?

Astrit Hafizi, ish-trajner i kombëtares: Nëse duhet të mendojmë le të zhvillojmë këto ndeshje dhe ndoshta i leverdis federatës ana financiare mos paguaj shumë trajnera, atëherë kjo është tjetër gjë, por që duhet të rrijë, unë mendoj që jo. Provat janë dhënë, një herë dy herë tre herë katër herë.

12 Komente

  1. K
    Kur ske qa mi ba Gomarit mi ra Samarit

    Shko Mor Astri mas ja fut kot Ti aishe Trajner i Komtares qa bane Me Fol asht kodhaj dhe me Kritiku te Tjert Ne skena pas kurr Futbol dhe as kena per te pas Trajnerin mate mirin me pru me Komtaren ton ne tana skuadrat na rrahin Kur ske lojtar si den me Fitu masanej thojn e ka fajin Trajneri ik o Astrit ma e prish biografin si lojtar keken i Mir

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ne skena pas Futboll nejher o Astrit

      Paske hager mir o Astrit nej pjat karkaleca qe je tu fol Bane ti Trajnerin ose mos fol ne te pam ty tesh ban Gam Gam kot Ske lojtar o Zotni hyn ne Fush tan tangardhek 90 minuta jan skan fe pregatije Fizike as taktike veq lozi kujt me ja ngec topin te kamt Pa fe inteligjence o Asrit mas ja fut si Kau pels dhe ti

      Përgjigjjuni
      1. A
        AS

        Astrit Hafizi gjithmone kritikon te tjeret...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mallakastrioti

          Z,Hafizi megjith respektin që kam për ju, Do të thosha mos u bëj pjes e çorbës të të tjerve, Sepse trajneri silvinjo ka punuar mir, Tek e fundit në futboll ka dhe dështime, Nëse do ishte kthyer në gol penalltia me sërbin ndofta dhe ta mbanim atë rezultat, Ju dhe shpura juaj përsëri do flisnit për keq. Hajt tung

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali

            Ky eshte nihilist e xheloz,Njesoj thoshte dhe per debiazin.Pse ce dini shqiperine juve brazilin.As e dhe nje lojtar nuk eshte lojtar ne formacioni baze te gjithe zevendesues,Kur hyri ne ewropian ishte i mire Silvinjo tani nuk eshte,

            Përgjigjjuni
            1. M
              Meti

              Une e vleresoj shume fjalen e Astrit Hafizit, nji potencial i futbollit shqiptar si futbollist dhe si trainer me vlera. Silvinjo deri ketu e kishte, nuk shkon me tej. Njeri pa ambicje ne fushe, pa fantazi. Eshte koha te largohet, t'i leje kohe tjetrit qe do ta zevendesoje te punoje me skuadren se shtatori vjen shpejt.

              Përgjigjjuni
              1. A
                ARBEN .AL

                KU ESHTE GIANNI DE BIASI SE PO IKIM PER LESH ME NJI TRAJNER SI SYLVINHO

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Na mbyten

                  Po cfare vendi ke zene more gjytyrym! Mburresh se ke bere gola kunder Gjermanise po a ke marre ndonje pike ky eshte problemi se zije gjithmone vendin e fundit. I jap te drejte Dukes qe si pjerdh fare keta por zgjedh te huaj. O Kara po kush jemi ne qe e paskemi te detyre fitoren kunder Letonise po eshte anormale te mendosh qe ti je me mire se ai shtet ku bazohesh tek perberja te cilesia tek kush po vetem Gjimshiti eshte elitar dhe ai mungoi ne mbrojtje po ske fuqi me pjerdh sepse luajte nje ndeshje qe te shpenzoi shume energji kunder serbeve po pse cfare prisje ti ti vije poshte serbet po loja tani keshtu eshte zgjidhet nga episodet.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Roberto

                    Ik or Astrit. Me vrap ju per te larguar Silvinon. Po ju ca keni bere kur ishit e keni ndritur??? Po deshtojne trajnere me eksperience dhe emer te madh e jo ky i joni qe fundja edhe pse ne duhet ti kishim fituar te dyja ndeshjet te pakten nuk i humbem se nuk do ishte cudi qe te rriheshim edhe ne Lituani. Shume gabim qe kombetarja ka qene me kompakte dhe ka qene shume here me e pergjegjshme per kundershtaret e saj por nuk e di c'po ndodh tani. Trajneri duhet ti kthehet varjanteve qe ka aplikuar me pare ne Europian dhe mos ja u ndryshoje vendet lojtareve. Ti vendose aty ku kane luajtur gjithmone dhe ku japin maksimumin. Shpresoj qe te kete nje reflektim nga te gjithe dhe mos nxirni fjalen e keqe menjehere. Lereni tjetrin te punoje se te gjithe mund te gabojme.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bejkushi

                      Cdo ekip ka ndeshje te mira dhe te keqija Astrit. Me Silvinjon kemi patur shume me teper ndeshje te mira se sa te keqija. Ti kerkosh Silvinjos te beje "briosh" me krunde, eshte e padrejte. A, se harrova. Kur ishe ti trainer i Kombetares, kemi patur shume me teper ndeshje te keqija. Ne renditjen e FIFA-s, ne kohen tende ishim 30 vende me poshte sa sa jemi sot me Silvinjon.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vjosa

                        Ne kemi një ekip me lojtar stolash.Ekipit kombëtar i mungojnë galashënuesit.Ky është ekipi më i dobët që kemi patur si kombëtare. Në 2004 ne fituam ndeshjen me kampionen e Europës (Greqinë) Ato gola i kemi ëndër ti shikojmë sotë. Ekip me personalotet me lider dhe me autoritet.Ai mbetet në komleks ekipi më i mirë kombëtar.Ai ekip nuk kishte në kuptimin e mirë të fjalës nevojë për trainer.Z.Astrit ju nuk i morët rezultatet që përmënt më lartë prej .eritës së trajnerit.Faji i kësaj gjëndje është kampionati vëndas .Në shqipëri është kampione Rogozhina dhe dy vatrat e futbollit Shqiptar Flamurtari e Vllaznia kan haruar të luajnë futboll.Tirana mundohet të qëndroj në kategori dhe bënë luftë ,konkuron me estradën e Ballshit.D.M .TH.Estradë nga të gjitha anët.EDHE TI NA DOLE SHKODRAN PREJ PUKET.Me këto konkluzione tregon ç'farë trajneri ke qënë.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tifozi plak

                          Keta lojtare kemi o Titi ,mos ia fut si kau peles .ne me perjashtim te kombetareve te medha si Anglia spanja etj me gjithe te tjerat jemi barabar .here ua hipim here na e hipin dikyr ne kohen tende vetem na e hipnin .Nashi te lutem shume na e thuaj sa lojtare kemi na qe nga atletike te maten me me te miret ,prandaj edhe Silvinjo luan me frike se e di qe s’perballojne dot 90 minuta presion .

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje