Hakan Çalhanoglu është në dilemë për të ardhmen e tij. Fantazisti i Interit kërkohet në Arabinë Saudite, por së fundmi interesim për shërbimet e tij ka edhe klubi i Galatasarayt.
Gjigandët turq, pas akordit me Leroy Sane dhe presionit për të mbajtur Victor Osimhen, duket se janë të vendosur të ndërtojnë një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.
Galatasaray është gati që t’i ofrojë mesfushorit turk një kontratë me vlerë 10 milionë euro në një sezon, raporton Sportmediaset.
Fantazisti turk, një nga protagonistët e mëdhenj të ciklit të fundit të zikaltërve, ka dy zgjidhje: ose të pranojë ofertat e larta, ose të qëndrojë te Interi e të luajë në nivele të larta.
Në të kaluarën, Çalhanoglu nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer për të luajtur në vendlindje para përfundimit të karrierës së tij: tani mundësinë e ka në tavolinë.
Klubi zikaltër e lë të lirë turkun për 40 mln euro, ndërsa ai është një nga lojtarët më të paguar të ekipit dhe ka kontratë deri në verën e 2027-ës.
Drejtuesit zikaltër e kanë gjetur zëvendësuesin e Çalhanoglusë. Ai është fantazisti i Lacios dhe i kombëtares italiane, Nicolò Rovella, por për ta bërë pjesë të Interit nuk do të jetë aspak e lehtë.
oh, nuk eshte Asllani zevendesi...
Asllani??? Ai nuk meriton te luaje as me Rrogozhinen, jo me te zevendesoje nje lojtar si Çalhanoglu. Asllanit ju dha nje shans i arte per tu bere lojtari me i shquar shqiptar kur u afrua tek Interi, por e humbi ate shans. Nje lojtar super i lehte dhe pa fantazine e Çalhanoglu, qe leviz neper fushe sikur ka veshur kepuce prej plumbi, do perfundoje i harruar ne ndonje ekip te kategorise se dyte apo te trete. Te jesh pjese e nje ekipi si Inter, do bythe qe te punosh pa pushim dhe jo tia keputesh me gjume. Nje vend titullari ne ekip, merret me pune, nuk jepet.