“Eagle Cup”: Partizani U19 në gjysmëfinale, mposht Atalantën me spektakël!

13 Qershor 2025, 12:26Sport TEMA
“Eagle Cup”: Partizani U19 në gjysmëfinale, mposht

Partizani U19 siguron një vend në gjysmëfinalet e turneut ndërkombëtar Eagle Cup, pas një fitoreje të rëndësishme ndaj ekipit të njohur italian, Atalanta Youth, me rezultatin 4-2.

Nën drejtimin e trajnerit Fatjon Muhameti, të kuqtë zhvilluan një ndeshje mbresëlënëse në Shtëpinë e Futbollit, duke treguar cilësi dhe vendosmëri.

Postimi i klubit te kuq.

Partizani kualifikohet në fazën gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar Eagle Cup. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Fatjon Muhameti mposhtën në çerekfinale italianët e Atalanta Youth 4 - 2 në përballjen e cila u luajt në Shtëpinë e Futbollit.

Golat për Partizanin u shënuan nga Kazeem , Rrenga , Abu dhe Djibu.

Akademia Partizani

Lini një Përgjigje