Shqipëria e futbollit në qorrsokak

11 Qershor 2025, 18:17Sport TEMA
Shqipëria e futbollit në qorrsokak

Dy ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare në eliminatoret e Botërorit 2026 kanë ngritur më shumë dyshime sesa dhanë përgjigje. Barazimi ndaj Serbisë në shtëpi, në një atmosferë të zjarrtë, dhe më pas ndalesa zhgënjyese në Riga kundër Letonisë modeste, kanë ndezur alarmin. Kombëtarja është futur në një qorrsokak, ku mungojnë idetë, qartësia dhe mbi të gjitha guximi për të marrë vendimet e duhura.

Në qendër të kësaj historie si “lakmues” qëndron një emër; Rey Manaj. Humbja e penalltisë ndaj Serbisë ishte momenti që e thelloi ndarjen mes tij dhe tifozëve. Në vend që trajneri Sylvinho ta ulte në stol për t’i dhënë një sinjal skuadrës dhe opinionit publik, bëri të kundërtën: e aktivizoi si titullar sërish ndaj Letonisë, madje e gradoi edhe kapiten.

Një “bast” i rëndë dhe i pakuptueshëm në sytë e publikut, sidomos kur alternativa si Broja, qendërsulmues natyral, i rrezikshëm dhe shumë më i rrezikshëm, u detyrua të luajë në një pozicion që vetë ka pranuar se nuk është ai i duhuri për të, anësor i djathtë. Kjo është simptomë e një problemi më të thellë; Sylvinho duket se po ngulmon më shumë te preferencat e veta sesa te performanca.

Pikëpyetje edhe më të mëdha lindën me mungesën e Elseid Hysajt në ndeshjen e Rigës. Shkodrani kishte fituar penalltinë ndaj Serbisë dhe ishte një nga më aktivët, por u la në stol pa asnjë arsye të qartë, duke sjellë konfuzion në zgjedhjet e trajnerit.

Për më tepër, mbrojtja me Kumbullën dhe Ismajlin ndaj Letonisë dështoi rëndë. Pa Gjimshitin dhe Ajetin, mbrojtja ra në nivelin e një skuadre pa personalitet, duke përsëritur gabime amatoreske dhe vënë në vështirësi Strakoshën, që u detyrua të priste edhe një penallti.

Mesfusha? E mbipopulluar me lojtarë të ngjashëm, por pa asnjë ide të qartë sesi të ndërtohej loja në 20 metrat e fundit. Asllani, Shehu, Laçi, të gjithë futbollistë punëtorë, por pa i dhënë dot frymëmarrje skuadrës në Riga.

Dhe sërish, vendimet e trajnerit Sylvinho, më saktë zëvendësimet e tij, meritojnë analizë. Daku, një tjetër sulmues që ka treguar se mund të sjellë pështjellim në mbrojtjet kundërshtare, u fut shumë vonë në lojë, ndërsa aktivizimi i Muçit, më shumë një lëvizje për “t’u mbyllur gojën” kritikëve, rezultoi pa ndikim.

E vetmja pikë drite në këtë errësirë ishte Thomas Strakosha. Portieri kuqezi ka fituar me meritë fanellën e titullarit, duke bërë dy pritje decizive në këto dy ndeshje. Sidoqoftë, portieri nuk e fiton i vetëm një betejë, sidomos kur ekipi para tij shpërdoron pa kujdes gjithçka ndërton.

Nga pikëpamja matematikore, shpresat e kualifikimit në Botëror nuk janë zyrtarisht të shuara, por realisht Shqipëria në këto dy ndeshje ka humbur terrenin dhe, më keq akoma, ka humbur momentin psikologjik. Serbia na ka ende përpara (me një pikë më pak se ne), por ka luajtur dy ndeshje më pak se kuqezinjtë. Anglia nuk diskutohet për vendin e parë, të paktën në letër. Praktikisht, gara për vendin e dytë, që do të na çonte në “play off”, është kthyer në një mal të pakalueshëm.

Në fund, fjalët e presidentit Duka “nuk ka mbaruar asgjë” tingëllojnë më shumë si kapje pas fijes së kashtës sesa si besim i bazuar në fakte. Ajo që ka mbaruar realisht është iluzioni për një kombëtare që nuk di të marrë përgjegjësi në momentet e rëndësishme.

Ka ardhur koha që Sylvinho dhe stafi i tij të bëjnë një analizë të thellë. Nuk mjafton më të thuhet “do të kthehemi më të fortë në shtator”. Kthimi kërkon ide, guxim, riorganizim dhe ndoshta një tjetër qasje me lojtarët që kemi në dispozicion. Kualifikimi kalon vetëm nga vendimet e guximshme dhe nga heqja dorë prej preferencave personale të tipit “Manajn e njoh që tek Interi…”

Ndryshe, ky edicion do të jetë një tjetër dështim i bujshëm i kombëtares, me kosto të konsiderueshme financiare, jo vetëm sportive. Dy ndeshjet e qershorit treguan qartë një të vërtetë të hidhur: kjo kombëtare është pa identitet, pa ide dhe, më keq akoma, e drejtuar nga një trajner që nuk ka as guximin dhe as aftësinë për të marrë vendime të mëdha në momente decizive.

Barazimi në Tiranë ndaj Serbisë ishte një autogol psikologjik. Kishim shansin ta mbyllnim praktikisht garën për vendin e dytë, e kishim ndeshjen në dorë, me atë penallti në favor. Çfarë ndodhi? Rey Manaj, një sulmues që gjithmonë është marrë me shumë bujë e pak gola, dështoi në mënyrën më spektakolare të mundshme.

Dhe në vend që të shkonte në stol, në vend që Sylvinho të tregonte karakter, Manaj u bë titullar sërish, madje kapiten ndaj Letonisë. Një vendim që nuk ka asnjë justifikim sportiv, logjik apo edhe moral. Rezultati? Një tjetër barazim zhgënjyes, ndaj një Letonie që as vetë nuk e besonte se mund të nxirrte pikë.

Çfarë mesazhi dha trajneri me këtë zgjedhje? Se dështimi nuk ndëshkohet, por shpërblehet. Se kapiteni nuk është më figura e sakrificës dhe lidershipit, por i preferencave personale të trajnerit. Manaj në fushë dhe Hysaj në stol janë diagnoza më e mirë e kësaj kakafonie në kampin kuqezi…(Telesport)

11 Komente

  1. k
    kxp

    Silvinjo nuk merr vesh nga zanati i trainierit por ta akuzosh pse nuk futi Hysajn eshte idiotesi. Hysaj ben nje gjysem ndeshje te mire dhe 20 ndeshje katastrofe.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Duke qene qe jam nje kompetent ne fushen e futbollit desheroja qe edhe ne kete fushe te kontribuoja sado pak ne procesin e illuminimit te mendimit shqiptar. Do te kesh nje kombetare te mire nqs se ke nje kampionat te mire qe nxjerr futbolliste te mire. Niveli i kampionatit tone dihet ku ekipet tona eleminohen qe ne raundet e para. Eshte ato lojtare qe shkojne ne klubet e Europes apo te botes nuk jane lojtare cilesore apo titullare por numeror topi qe jane te integruar ne ekip per shkak te cmimit te lire apo te pagave te lira. Me thoni nje sulmues shqiptar te degjuar qe luan me ndonje ekip me emer, edhe Brojen ekipet angleze duan ta perzejne per te hequr barren e shpenzimeve te teperta. Nuk ka se cfare te beje as Silvinjo, as Beckenbauer, as Helmut Schön me kete material qe kane ne dispozicion. Shqiptgaret duhet te zbresin me kembet ne toke dhe te jene krenare nqs se nuk zene vendin e fundit ne renditjen e tabelles se grupit. Pershendetje nga Muc Xhepa, Washington

      Përgjigjjuni
    2. N
      Na mbyten idiotet dhe te paaftet

      Mor idiota dhe te paafte, we vazhdoni, te fluturoni, me presh ne bythe( fener ndricues ne adriatik), me ke kerkoni te fitoni, me nje ekip si Serbia, qe ka lojtare me cilesore se keta te tanet, dhe barazimin me letonine, qe e kish ndeshjen brenda, si nje humbje.

      Përgjigjjuni
      1. a
        analisti

        kjo eshte nje analize (i thencin) koti. nuk duhet te botohenn keto nga tema.

        Përgjigjjuni
        1. t
          tifozi

          Jam dakort me ty per kete analize te ceket. Sidoqofte nuk mundet qe te gozhdohet nje lojtar per nje gabim se humbi penalltine. E verteta eshte se Manaj lufton shume. E ka treguar karakterin e tij ne ndeshjen me Angline, ku ishte nga te vetmit qe vraponte. E njejta je ne ndeshjen e fundit, kur vinte nga sulmi ne ndihme te mbrojtjes. Per mua, gabimi i trainerit eshte vendosja e Brojes ne te djathte te sulmit dhe Manaj ne qender. Nese do e mbante Brojen si anesor, do kishte bere me mire ta vendoste ne te majte duke uar Hoxhen ne te djathte, pasi Broja ka nje te djathte sume te fuqishme dhe Hoxha si mengjerosh do kryente punen e Asanit. Shume topa qe u nisen ne drejtim te qendres nuk u kapen dot nga Manaj qe mbulohej nga nje mbrojtes i gjate. Broja me dy metershin e tij do e kishte te lehte te godiste porten ne duelet ne ajer. Ajo qe me beri me shume pershtypje nga kjo ndeshje eshte se Silvihno nuk e ndryshon kurre sistemin e lojes, edhe kur shikon se ai sistem nuk po arrin objektivin. Nderrimet i ben koke per koke me lojtare te profilit te ngjashem. Nje tjeter problem i ekipit tone eshte mesfusha ku Asllani ka rendimentin gati zero. Nuk arrij to kuptoj se perse duheshin ato pasime paralele ne distanca te shkurtra midis mesfushoreve tane. Per mendimin tim, Laci duhet te mbetet ne formacion dhe ne vend te Asllanit duhet te vije Medon Berisha, qe cuditerisht mbahet ne stol ose dergohet ne tribune. grumbullohet Ramadani qe ngroh stolin tek Lece dhe sa here futet ne fushe ka zero impakt ne lojen tone. Duket qe ai eshte ne fund te karrieres dhe nuk ka se cfare ti jape me shume kombetares. Po keshtu akoma Se fundi, mbrojtesit e qendres Ismajli dhe Kumbulla ishin ne nje nga ditet e tyre me te erreta.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Toni

          Ore ca bohet kshu me te gjith kta specialista.Ajo dje thoshte duhet te kishit fitu 3 me 0 se me spanjen kishit me shum raste. Ca jan kto traplliqe se na hoqet menjen. Broja ktu pse nuk futi Mucin pse nuk fut Arber hoxhen. Broja ka 2 vjet qe nuk ka bo gol edhe nuk ka skuader qe e merr. Kjo skuader te gjith jan rrezerva qe lujn maximumi 10 min kur ka maru loja kta flasin si me qen Argjentina.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Silvinjo duhet të largohet

            Nuk është ashtu siç shkruajnë disa komentues. Ne e mbytëm Letoninë me lojë. saqë ata mezi po prisnin të mbaronte ndeshja. Por sulmi me Manajn dhe Brojën ishte kot fare. Ndryshimet u kryen me shumë vonesë. Po ashtu Serbia nuk është ajo skuadra e madhe që ka qënë dikur. Me 22 000 tifozë në stadium ne loznim 12 me 11. Por Silvinjo nuk i kishte nxitur lojtarët për fitore, por për barazim. Me një fjalë kishim shanse që i humbëm kryesisht për faj të trajnerit. Ndryshe ne kemi disa lojtarë që po shkëlqejnê sa në Rusi, por po aq edhe në Itali, Spanjë ej. Me pak punë ata mund të jepnin më shumë; Silvinjo duhet larguar. bashkë me Dukën.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na mbyten gomeret

              Ketu nuk eshte nje e dy ketu eshte gjithe fshati thote nje fjale e urte. O debila gazetare a specialiste leshi cfare mutin jeni ore kush jemi ne qe kemi keto pretendime kaq te pakontestueshme dmth detyruese per te fituar? Cfare kemi ne asat e botes? Nuk po perdorim mire superasin Broja e detyrojme te luaj ne pozicion tjeter dhe nuk marrim frutet e lojes tij madheshtore? Po cfare ekipi kemi se po vras mendje te gjej nje alibi per te kunderten une nuk shoh ndonje gje te vecante lojtare te zakonshem qe luajne me ekipe mbijetese pervec nje ose dy. Keta japin sygjerime si nje Dervishi nje hajvan qe duket qe nga fytyra e vrerosur cfare trapi eshte I jep leksione trajnerit te kombetares se si ti vendos lojtaret e mendoni se cfare ju duket vetja ketyre muterve qe skane qullosur gje ne jeten e tyre qe nuk kane nje sukses te vetem ne karriere por jane thjesht ziliqare te shpifur qe ju jepet rasti per te sulmuar kur dikujt i rreshket kemba dhe o burra u be deti kos dhe te perfitojme. O gazekare o eksperta leshi nderrojini te gjithe me Duke me Silvinjo sillni me te mirin veni nje Duke te ri dhe prape te njejtat gjerra do te ndodhin biles me keq po pastaj cfare alibie do te keni qe futbollistet nuk luajne se I bien me dor? Te gjithe ju koqet e kandarit qe ju rren menja ne keta kemi qene jemi dhe do te jemi ne te ardhmen.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi plak

                Shikoni bilancin more kara qe me flisni me bithe . Me polonine 1 humbje 1 fitore me cekine 2 barazime 1 humbje 1 fitore me moldavine 1 barazim 1 fitore I faroe 1 barazim nje fitore ukrainen 1 humbje 1 fitore gjeorgjine 1 humbje 1 fitore Kroacine barazim serbine barazim letonine barazim andorra fitore Humbje spanja anglia italia kili suedia si e shihni me perjshtim te disa top skuadrave qe jane shkolla futbolli me pjesen derrmuese te kontinentit jami barabar .Kur ka qene shqiperia me mire se kaq ?E kuptoj qe jemi te uritur per sukses po kaq jane mundesite .Bota hedhin pare te madhe ne futboll qe ne si kemi.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TiFo

                  #Tifozi plak: ti je Sportdashës Fantastik dhe ke absolutisht të drejtë. Unë jam i kënaqur që luajnë mirë e nuk hyjnë nga 5-6 gola. Kemi një skuadër të mesatare në krahasim me botën dhe një trajner të mirë që kuptueshëm nga kushtet tona është më shumë i orientuar nga mbrojtja. Kaq. Dalin një tufë debilash ose trajnerë që skanë dhe thonë të hiqet Silvinjo që të faktorizohen edhe ata legenë në futbollin e pukarisë të fshf.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tifozi plak

                    Me vjen keq po dalin dhe ish futbollista e thone :angline e mundi dhe senegali .I ka pare ojtaret e senegalit qe dhe ne fund te ndeshjes ishin po aq te fresket sa ne fillim e sa shpejte vrapojne ?ne vetem nje mitaj kemi ne ate nivel dhe Broja i para 4 vjeteve ,prandaj dhe shumica luajne me ekipe te fundit ne top ligat e europes me nje a dy perjashtime .

                    Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje