Emri i Armando Brojës fshihet nga lista e Enzo Maresca

11 Qershor 2025, 15:20Sport TEMA
Emri i Armando Brojës fshihet nga lista e Enzo Maresca

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca ka përjashtuar nga lista për Kupën e Botës për Klube disa prej yjeve të ekipit.

“Blutë” e Londrës do ta nisin turneun e 32 ekipeve ditën e hënë, ku do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por në turne nuk do të jenë lojtarët e kthyer nga huazimet Raheem Sterling, Joao Felix, Djordje Petrovic dhe Axel Disasi. Mes emrave, gjendet edhe ai i Armando Brojës, emri i të cilit nuk ka arritur të përfshihet në planet e trajnerit.


Por nga ana tjetër, sulmuesi i kombëtares ka tërhequr interesin e dy klubeve gjermane, Leipzig dhe Wolfsburg.

Vlera e kartonit të tij është 28 milionë euro, kurse kontrata me klubin është e vlefshme deri në vitin 2028.

1 Komente

  1. J
    Jane kote

    Ky eshte i mire per ekipin e Ballshit . Me mire se Broja Kumbulla Manaj Balliu loz une se nuk jam forte i mire ne futboll

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje