Barazimi zhgënjyes ndaj Letonisë, analiza e Armando Brojës: Ja çfarë nuk shkoi

10 Qershor 2025, 23:18Sport TEMA
Barazimi zhgënjyes ndaj Letonisë, analiza e Armando Brojës: Ja

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, analizoi barazimin zhgënjyes që Shqipëria regjistroi në transfertë ndaj Letonisë. Në prononcimin e dhënë për mediat Broja deklaroi:  

“Sot na ka munguar gjithçka. Në pjesën e parë nuk e luajtëm shpejt topin, nuk futëm shumë topa në zonë, nuk bëmë goditje në portë. Strakosha bëri pritje të bukur te penalltia, goli i Letonisë, na i prishi moralin. Këto ndeshje janë të vështira. Në qoftë se nuk shënon, ka për të qenë ndeshje e vështirë. Ata donin të luanin vetëm me topa të gjata, të vononin lojën.  

Trajneri merr vendimet e ekipit. Çdo lojtar ka kapacitet për të luajtur 90 minuta. Ndoshta ishin njëçik të lodhur. Ajo ishte një ndeshje e vështirë, na ka konsumuar fizikisht. Edhe kjo ishte e vështirë. Jemi mërzitur shumë, nuk kemi luajtur mirë sot. Shanse për vendin e dytë ka. Ky grup nuk është i lehtë. Kemi shanse për t’u kualifikuar nëpërmjet vendit të dytë.  

Ekipet e vogla mbyllen, rrijnë shumë në mbrojtje, është e vështirë të krijosh shanse, siç bëjmë ne kundër Anglisë dhe Serbisë. Duhet më shumë të qarkullojmë topin dhe duhet të fusim më shumë topa në zonë dhe të krijojmë shanse. 

Kemi bërë disa skema në stërvitje për të krijuar shanse. Kur futesh në lojë është më ndryshë. Duhet të krijonim më shumë shanse”, u shpreh Broja.  

8 Komente

  1. G
    Goli do nuhatje jo volum loje....

    Kuaj te ngordhur...Mire qe pati Asani kemben e mbare qe vajtet ne Evropian...Ata Gola e bejne diferencen..Sot qe mungojne jeni deshtim I plote.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Peja

      Po ça thua. Ne kemi flamurin më të bukur në botë . Ne Serbisë ja pijmë motrën. UÇK do shkojë e gjitha në burg si organizatë kriminale, siç ka thanë baca Sali Berisha dhe mreti i kombit Albin Kurti.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

      Sukseset ne sport nuk kane si baze nacionalizmat por realitetin, ti ke sulmuesin kryesor nje lojtar qe ekipet britanike nuk e duan dhe por perdorin te gjithe menyrat per ta heq qafe, ti ke Uzunin, nje lojtar anonym qe une ketu ne Amerike nuk e di se me ke luan dhe shume e shume shembuj te tjere. Rasti i Letonise nuk beri gje tjeter vetem se e konfirmoi qe duhet te jemi me kembet ne toke, qe kemi nje ekip ordiner.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tutu

        Ky majmuni qe eshte yll i papare .. nuk ngren dot breket e veta ne fushe jo te beje gola… te pakten mos dilni te flisni , mjafton ajo qe beni ne fushe…

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kopliksi

          Ky jo vetëm për futboll që nuk haberr por flet edhe marrina...Kur nuk shenon gol thotë eshtë e veshtirë me fitu.Çfarë idiotit...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sinan Hoxha

            ekip muti. Nuk mbahet shtepia me miellhua si mundohemi ne.

            Përgjigjjuni
            1. v
              vlora***

              Broja eshte nje lojtar sa gjysma e ekipit,jepini topa ketij lojtari dhe do beje cudira ,,por ne fakt kush ?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tori

                Perse luan ne krah Broja kunder ekipeve si Letonia? Perse caktohet te rrije 40m larg portes? Pyesni Silvinjon...

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje