Kombëtarja shqiptare u ndal sërish në barazim ditën e sotme ndaj Letonisë me rezultatin 1-1 në Riga. Në përfundimin e kësaj përballjeje, Thomas Strakosha doli në prononcim për mediat.
“Kemi humbur dy pikë nuk jam shumë i lumtur. Çunat kanë luftuar dhe gjynah. Asnjë nuk e shpjegon dot ecurinë e lojës sonë sonte.
Buzhiqi? Më tha mendimin që kishte dhe pastaj ndodhi pritja e penalltisë, më tha të qëndroja në vend të mos hidhesha.
Kemi treguar që në shumë ndeshje kemi ndenjur shumë mbrapa, e kemi të vështirë të shënojmë gol”, u shpreh Strakosha.
Jo se te tjeret jane te mire por golin e hengrem prej teje dhe Balliut..
Balliu nuk mund ta mbronte sepse ishte shume I gjate. Keto Jane probleme te trajnerit. Ate mund ta mbulonte Broja. Trajneri edhe e din qe ne formacionin tone kemi pak lojtare te gjate, nuk ka marre masa nga goditjet standarte. Balliu u tregua indiferent. Ishte larg. Kishte mundesi ti prishte ekuilibrin.
Or ti i kshillit, si do te shenosh me tre gjuatje ne porte. Faji i mbetet taktiave te Silvinjos. Na rrofte per jete Duka i Shijakut. Turqeta Mono!
Goli i Letonisë ishte faji i portjerit .Vjen krosimi nga vija anësore shumë afër në zonën e portjerit dhe Strakosha ri plotësisht si spektator.Kam shumë rrespekt për Foton por ky s'ka intuitë fare.Unë s'do ti besoja atijë portën asnjëherë dhe e shumta do ishte rezervë.Strakosha është i pa vëmëndshëm , kjo është karakteristikë e karakterit që e ka të lindur, prandaj dhe është kështu.Jam kurioz të dëgjoj një koment për këtë nga i jati që është 100% ndryshe me Thomanë.
Ky thote faji qe nuk bie shi eshte i shiut. Po nese nuk fitoni dot me Letonine, me ke do fitoni ju more trima? Me Angline apo Serbine ne Beograd?
Ashtu them dhe une. Marrim shume gola mbrapa dhe nuk bejme dot gola perpara Ky eshte problemi yne. U desh shume kohe qe ta kuptojme, po me ne fund, ja e gjetem. Nashti nuk na ngelet gje tjeter vec te gjejme zgjidhje.