VIDEO/ Zhbllokohet sfida, kuqezinjtë kalojnë në avantazh pas 28 minutash

10 Qershor 2025, 21:24Sport TEMA
VIDEO/ Zhbllokohet sfida, kuqezinjtë kalojnë në avantazh pas 28

28′ GOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Arbër Hoxha hedh një krosim në zonë dhe topi devijohet nga Cernomordijs për të shkuar në rrjetë. 

21′ Ikaunieks godet nga pika e bardhë e penalltisë, por ndalet nga Strakosha.

20′ Vjen konfirmimi nga VAR, penallti për Letoninë.

18′ Kumbulla shtyn nga mbrapa Gutkovskiv, me gjyqtarin që akordon 11-metërsh. 

17′ Balliu kroson drejt zonës, por Asllani me Manajn nuk kuptohen, me tentativën që ndalet nga portieri. 

12′ Broja ushtron presion në zonë dhe del fitues, duke dhënë një pas për Laçin, tentativa e të cilit bllokohet nga mbrojtësit.

8′ Një krosim i rrezikshëm hidhet në zonë, me Cernomordijs që devijon duke rrezikuar autogolin.

2′ Gutkovskiv godet me kokë, por Strakosha arrin ta devijojë topin.

https://streamff.link/v/e82da6fe

 

 

Lini një Përgjigje