Nga Shkodran Hoti
Si kudo në botë, edhe te ne, sporti është ngjarje që merr shumë vëmendje dhe prodhon shumë debat. Në veçanti futbolli, e me theks të veçantë në kompeticione ku ndeshen kombëtaret. Sidomos nëse përballë janë kombe që përtej fushës së blertë janë përballur në mënyra josportive përgjatë historisë.
E tillë ishte ndeshja Shqipëri-Serbi, e luajtur të shtunën në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e radhës. Marrë parasysh kontekstin historik shqiptaro-serb, dhe me një incident mjaft të rëndë të arkivuar para një dekade pikërisht në një ndeshje futbolli, organizimi kërkonte veprime e ndërhyrje shumë specifike. Në një rrethanë të tillë, Federata Shqiptare e Futbollit, e në fakt krejt shteti shqiptar, nuk kishte komoditet që fokusin ta kishte vetëm brenda fushës për një rezultat pozitiv. Barra e saj më e rëndë ishte si të përfundonte krejt ky organizim pa të papritura, tamam si një ngjarje sportive ku fiton më i miri. Dhe ia doli.
Por, kjo duket se për shumëkënd s’kishte fare rëndësi. Këtu flas për ata që stadiumin “Air Albania” e shihnin si Kosharen, ku shqiptarët dhe serbët edhe një herë do të duhej t’i kthenin tytat ndaj njëri-tjetrit. Ata, të cilët sfidën sportive e shihnin si një betejë e cila do të duhej të shërbente për t’i treguar Serbisë se ti do të ngelesh armiku i përjetshëm i shqiptarëve. Një pjesë e madhe e tyre, bij e bija të prindërve që gjatë luftës kur njëmend kërkohej kapja e armëve, edhe atëherë ishin në Shqipëri, por si refugjatë.
Në shumë raste kërkohet mirëkuptim për këtë qasje, gjë që unë s’mund ta kem. S’jam këtu për ta përmbushur deficitin patriotik të askujt. As për t’u bërë një me ata që përkthejnë e përshtatin parulla e brohoritje të ultras-tifozëve serbë për t’i përdorur kundër gjithë serbëve.
Pavarësisht pasojave që i kemi vuajtur apo i vuajmë si shoqëri nga veprimet e Serbisë përgjatë historisë, sjellja e saj s’mund të merret si model. Kjo, as në rrafshin politik, as në atë kulturor e as në atë sportiv. Të kaluarën sado të hidhur me fqinjin tonë, s’do të duhej ta mbanim si një hesap të paqëruar pafundësisht. E as të qenët viktimë dikur, s’na jep të drejtë për ta imituar sjelljen e tyre sot, qoftë edhe në nivele simbolike.
Në të kundërtën, mbesim peng i së kaluarës. Shndërrohemi robë të historisë, me të tashme të trazuar e pa të ardhme të qëndrueshme. Dhe kjo na lë në vendnumërim, prej të cilit shohim mundësi që ta keqpërdorim edhe një ndeshje futbolli për t’i ujitur botëkuptimet problematike dhe të shfrenuara që strehohen në ndërtesën e marrëzisë. Kështu përfundojmë duke abuzuar në tribuna, e duke harruar që në fushë jemi për të ecur drejt një kompeticioni për ta përfaqësuar sa më dinjitetshëm kombin. Për ta lartësuar namin e tij.
Dhe natyrisht… një situatë e tillë krijoi rrethana edhe për një kategori tjetër, që e ndërthurin fort mirë provincializmin, inferioritetin, sharlatanizmin, hipokrizinë dhe poshtërsinë. Këta problemin më të madh nuk e kanë me Serbinë, por me Shqipërinë. Një momemt i tillë për ta është adekuat për të ushqyer përçarje me shtetin shqiptar, e cila buron pikërisht nga elementet që e përbëjnë këtë soj. Të njëjtit e përdorin dhe keqpërdorin qoftë edhe incidentin më të vogël për t’i trumpetuar dërdëllitjet e tyre që “Shqipëria është armiqësore ndaj Kosovës”, “Edi Rama e bën kurban Kosovën për ta ruajtur miqësinë me Vuçiqin”…
Kjo kategori që për fat të mirë është e margjinalizuar, tradicionalisht ka tentuar ta njollosë çdo gjë që ka të bëjë me UÇK’në dhe luftën, e shndërron në problem kombëtar largimin e një flamuri me logo të UÇK’së në një rrethanë të pasqaruar. Të njëjtit papritmas bëhen “mburoja” e UÇK’së, ani pse po ata i kanë duartrokitur raportit të Dick Martyt që pa kurrfarë baze ka akuzuar krerët e saj, apo e kanë mirëpritur faktin që kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka dërguar dosje në Hagë kundër tyre.
Janë po këta që nën petkun e kosovocentristëve edhe përkrahjen reale të Edi Ramës në momente të caktuara për Kosovën e denoncojnë si ndërhyrje të tij në punët e brendshme të shtetit kosovar. Më pas, po të njëjtit e “gozhdojnë” atë për veprimet e autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, pse shtetasin kosovar nuk e trajtojnë me privilegjet e shtetasit shqiptar. Nuk e kanë fare telash pse janë duke e ngarkuar Ramën si lider me përgjegjësinë e një “kujdestari të Kosovës”.
Kjo qasje mund të interpretohet ndryshe-ndryshe, jo pse është aq komplekse, por pse kemi të bëjmë me këtë soj njerëzish të kompleksuar. Me “flamurtarët” e patriotizmit që e “ruajnë” flamurin e UÇK-së nga Shqipëria, flamurin e të cilës s’ngurojnë ta cilësojnë të njëjtë me të Serbisë pavarësisht që në shoqërinë e shtetin kosovar ai konsiderohet simbol kombërtar. Janë kjo pakicë me shumë komplekse, që bashkëjetojnë me izolimin e shumëfishtë të Kosovës, të cilët e baltosin çdo ndërveprim rajonal e ndërkombëtar të Shqipërisë.
Sido që të jetë, përtej poteres e poterexhive, e rëndësishme është që në fushën e blertë Shqipëria u shfaq dinjitoze. Ndonëse nuk i mori edhe dy pikë që i kishte në duar, kombëtarja shqiptare ishte dominuese dhe në asnjë moment inferiore. Luajti futboll të bukur. Mungoi veç një gol, i cili po të shënohej, kam përshtypjen që do të linte nën hije të gjitha këto diskutime.
Varu leshin turkoserbeve. Organizimi per te mos lejuar rrumuje nga turkoserbet ne kurriz te shqiptareve, funksionoi si sahat zvicerian.
Nje analize shume e mire.
Je konciz,por I nderuar do fillojne pisqollat e baltes te kakarisin ty kopil te shkjaut. Shiko pseudonimet e tyre berlin,hamburg,shkup dhe plot emra qe mbase nuk jane ku jetojne por edhe mundet,kjo tregon se ata jane fosile te pandryshueshem ne mentalitet mos prit qe gdheve qe mezi flasi shqip kjo duke nga kaligrafia te shkruajtures tju levizi cervello per mire ata ashtu jane brymosur tamam njeres shpellash. Historia jone me Serbine qe vertet na ka shkaktuar shume fatkeqesi dhe deme nuk mund te harrohet lehte por koha e kerkon qe te ecesh para nuk jane vetem serbet ata qe na kane bere keq mos harroni por a kemi ne kellqe te shesim pordhe jo. Po Evropa ka qene ajo qe na ka bere deme me te medha se Serbia duke na copetuar dhe ata tani jane engjejt tane kur po ju lutemi qe mbase na pranojne si ai kurvari I thekur qe ja kerkon nje kurve, kurse sot djalli jane serbet. Ne duhet te mos sillemi si ata meqe na kane fyer ne dinjitetin tone para 11 vjeteve,por mos harroni nje fakt qe lojtaret e tyre nuk ishin pjese e kesaj katrahure pervec fillimit kur u provokuan nga flamuri,ishin huliganet qe vershuan ne fushe qe implikon direkt shtetin per trazirat. Tju pergjigjesh me te njejten monedhe sic kerkojne disa qe aty ku jetojne nuk ju ndihet zeri I gojes por gjejne mana per trahana, eshte te jesh me keq se ata ketu tregohet prestigji I shtetit tek mbarevajtja e aktivitetit e kunderta eshte shume e thjesht dhe do paguash pasojat qe perkthehen ne gjoba sanksione ndeshje pa shikues me nje fjale nje mut I madh qe per etik nuk kemi pse ta hame se keshtu duan ca primitive qe ju ka ngelur sahati prapa. Jane thene te gjitha kjo ndeshje ka prodhuar aq shume lajm sa mund te kete xhelozuar plot emra qe na kane ardhur ne maje te hundes.
Per ty "Nje fjale"' Ti je shkja ose grekoshkja, cetnikvoriolesh, Sepse shqiptaret nuk jane kafshe te harrojne gjakatarin e tyre, shqiotaret muk jane kafshe sikur ti qe do te pranonin te luanin me nje Shkini gjenocidiale te oa dekriminalizuar w cila i shikon shqiotaret e Kosoves dhe te Lugines se Presheves ende nga gryka w pushkes. Ik legen shkja, shko komento te medit e shkijeve tuaj te qelbur gjenocidial.
Nje shkrim shume objektiv.
Nje shkrim.perulws bythleipers oara shkjaut. Nje tentimi deshpruar i legeni shkja qe paska shkruar shqip, nje tentim i peshtire per te barazuar gjakatarin me viktimen. Te ndodht krejt dhe me te adhurvw tuaj twre ato vuajtje cfare u ka ndodh shqiptarve nga gjakatret gjenocidial shkije, pa ta keqen e femijve themi ne nga Dardania.
Na kanë çarë trapin me këto patriotizma . Më @ara popull nuk bëhet . Shajnė nga robt a thua se serbët nuk do gjejnë vrimë ku të futen . Pastaj këndojnë ca këngë që janë fare pa lidhje me një ndeshje futbolli . Shumë vënde janë përfshirë në konflikte , por kur mbaron një etapë fillon një tjetër , paqe , ulje tensioni , bashkpunim . Ju kam dhjerë mu në trima që jeni ju . Jeni bërë më keq se serbët . Madje ai është i keq dhe tregon nuskujt sepse e di deri ku shkon forca e tij . Ndërsa këta patriotët krenarė por të pjerdhur bëjnë si Ilazore , vetëm se fshihen pas Natos . Nuk më plas fare për simbolet e luftës , as të djeshme ,as të sotme . Kemi një simbol që është flamuri kombëtar , kaq . Të tjerat janë këmbë që dinë ose nuk dinë të luajnë futboll .
I dashur zoteri, duke qene dakort me kontestin e komentit tuaj, do benit mire te gjenit nje pseudonim tjeter per te mos na ngaterruar njerezia, pasi une qe e kam perdorur i pari kete pseudonim shume vite me pare, nuk pedor fjalor te papershtatshem ne nje media serioze.
Mut muti qe fshihesh pas nofkes "shqip", Po ose o shkja i shkines, ti kujton se shqiptaret qenkan kaq te etur per dashni me shkjaun, a? Nje shkrim kaq perules e perbuzes ndaj shqiotarve dhe vuajtjwve te tyre nga gjakataret shkije.
Ti "shqip" po thua se "me kara popull nuk behet". E po mbase ti mw bythe behesh popull, mw bythe tw hapura para shkjaut.
Shkrim akoma me i turpshwm se vet loja "miqesire" ne Shkinin gjenocidialw kriminale w oa dekriminalizuar. Legen autori i shkrimit kujton se shqiptaret e Kosoves harruan oerjetimet nha Shkinija w cila kurr nuk kerkoj falje. Jo vetem qe nuk ka kerkuar falje por as nuk tregon vendodhjen e wshtrave te shqiptarve te cilet oasi i masakroj i mori me vete dhe i groposi neoer Shkini, dusa i hudhi ne Danub e disa te tjere neper shkritoret metalike atje ne Shkini. Dhe sot po kjo Shkini kercenon Kosoven, fsh8n adresate e shqiptarve ne lufinen e Presheves duke kryer spastrim ernik. Mjere shqiptaria cfare tip gazetarwsh ka rrit. Ky legen shkatravites, i etur per vellazerin internacionalist me gjkatarin shkja, shkruane sikur Shqiperia te luante me nje shtet normal. E kujt i duhet nje "mashkull" i tille si ky legen qe ka shkatravite kwtu.
Sikur ta dija, hajvani hajvan ngelet te jetoj edhe larg shpellave. Jam I bindur qe jo qe nuk kane kuptuar asgje nga kjo analize si analfabet kronik qe jane por dhe leximin e kane mbrapsht. O debila qe rroni dhe I meshoni tokes si zvarranike Jam i bindur qe nuk keni fare autoritet sju pjerdh kush ne kete dynja dhe kjo grricje sikur ju ngushelĺon per faktin e vetem qe ju egzistoni por shyqyr zotit jeni pak dhe te hani mutin dhe keshtu mut do hani gjithe kohes.
Kryegomeri qe pretendon me "Na mbyten gomeret", Shqiptaret nuk duhet te oranojne te luajne me Shkinin sic eshte sot, gjakatare dhe e padekriminalizuar(sic ben gjermaanet me denacifikimin). Shkarravinat tjera jane oa karakter, jane perulesi e gerditshme para shkjaut gjakat gjenocidial e barbar. Kryegomeri autor i kesaj shkarravine pretendon se nga shqiptaret nuk u kuptua sic duhet kjo shkarravine. Ne i themi kryegomerit se qasja dhe permabjtja e shkarravines deshmon vetem nje gje: se kryegomeri wshte lepires shkjau. Lwpiresi i deshpruar le tu deejtohet me kete shkarravine mediave te syperiorve te tij atje ne Shkini. Dhe nuk ka njeri normal w shqiptar me zemer qe ti shkoje mendja e barazoje xhelatin me viktimen.
Nuk do merrem me emra të përveçëm , nuk bëj polemikë me asnjërin , aq më tepër me qenie me bisht . Shqip nuk dinë të lidhin dy fjalë . Për ta shkruar as që bëhet fjalë . Ndērsa ti hysh të analizosh komentet e tyre , është mision i dështuar pa e nisur fare . Tani unë vërtetë përdor ca terma banale , po keto i kam për hajdarėt që janë cara nga trutë . Ti u flet per sport , për olimpiadat e antikitetit . Periudhë kur njerëzit nuk kishin lavatriçe dhe stampante në shtëpi . Por kuptonin që sporti i linte mënjanë luftërat , urrejtjen , etj . Ti i vë në dukje që, hedhja e sendeve në fushë , jo vetëm nuk të jep fitore , por mund të penalizohet ekipi yt . Ti mundohesh t'ja shpjegosh gdhëve që , demostrimi i simboleve të kujtdo , për arsye sensitive dhe jo vetëm , ka shtyrë organizmat botërore të ndalojnë këto çfaqje . Pasi ja shpjegon me shpresën se, edhe shpellarėt mund të evoluojnë një herë , të etiketojnė shkja ( çfarë kuptimi ka ?) . Të thonë je grek , por unë as e di dhe as kam parë ndonjë vend që quhet Greqi . Unë o hajdara dua të shoh futboll . E përsëris : mua nuk më intereson fare thirrjet tuaja pa vend . As tingujt e luftës në një arenë sporti . Jam më se i bindur që ju cara rob mbushni barkun me produkte serbe . Vetë as i kam parë ndonjë here ,as kam ngrënë . Jam i sugurte që shumë nga këta të përvëluar për luftë , ja dhanë vrapit kur ishte momenti . Dhe e fundit fare . Ndeshja e kthimit në Serbi ,apo jo . E keni parasysh vetë çfarë do prodhojë në shkallët e stadiumit . Atëherë më lind pyetja . A ja vlen që kafshėria që ata çfaqin, të njësohet me tifozët tanë ? Unë këtë nuk dua . Që bota të na shohë si popull i pa civilizuar . Po kujt ja thua ? Hajdarėt nuk shquhen për të tillë .
KOT. PYES PO. GAZETAT. NE. SERBI. A. LEJOHEN. TE. BOTOJNE. SHKRIME. TE. TILLA. QE. BIJNE. ERA. OPORTUNIZEM. DHE. MORALIZUESE. .