Igli Tare ka qenë një nga emrat më të njohur në tribunën e stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Ish-sulmuesi i Kombëtares nuk ishte vetëm në rolin e tifozit, por edhe me një mision të caktuar falë rolit që mbulon tashmë në radhët e Milanit,
Drejtori sportiv i kuqezinjve mësohet se ka monitoruar në veprim disa prej futbollistëve të të dy ekipeve gjatë kësaj ndeshje shumë të ndezur dhe të fortë.
Mediat italiane në këto ditë kanë rreshtuar me radhë emrat e lojtarëve të të dy ekipeve që janë përfolur se mund të bëhen pjesë e Milanit.
Në radhët e Shqipërisë, përtej Adriatikut kanë përmendur emrat e Berat Gjimshitit dhe Armando Brojës si ata që mund të bëhen pjesë e kuqezinjve.
Fokusi më i madh është te sulmuesi, pasi mbrojtësi duket i orientuar drejt pranimit të ofertës që i ka ardhur nga Katari.
Ndërkohë, në radhët e Serbisë janë monitoruar jo vetëm Pavloviç e Joviç që janë pjesë e Milanit aktualisht, por edhe lojtarë të tjerë që mund t’i bashkohen kuqezinjve.
Ata janë sulmuesit Mitroviç e Vlahoviç, të cilët janë mes alternativave të diskutuara këto ditë për të përforcuar repartin e avancuar, edhe pse në Itali i cilësojnë me kosto të lartë për arkat e klubit të Milanit.
Igli do ta serbizoj Milanon. Ai tha se po te kishte moter do tua ipte shkjaut. Igli eshte bythelepures shkjau.
Koha,Igli bleu dhe Lorikun dhe Etritin dhe Strakoshen te Lacio qe jane 100%shqiptare. Tre shqiptare ne nje ekip te kategorise pare,nuk jane pare ndonjehere ne Itali.Ndodhi nga Igli Tare.Milinkovicin e bleu vertet por e bleu qyl fare dhe e shiti shtrenjte.Do punoj dhe per pronarin ,apo jo?
Kur te bleje Brojen te bleje edhe nje mjek personal per te.
Do desheroja qe te shikoja ndonje koment tendin kur Broja te behet lojtar i madh, pasi i ka te tera cilesite per te qene i tille. Atehere fare do thoshte nje bytharec si puna jote? Shqiperia nuk ka patur kurre nje lojtar te kategorise Broja, pasi shumica e lojtareve shqiptare qe kane qene afer nivelit te tij, kane preferuar te luajne per ekipet e huaja.
Broja u plak duke pritur te behet I madh....
Kart e djegur je ti
Si e ka emrin ish Stadiumi "Qemal Stafa" tani?
mendova se ishte ne trubune per ndonje nga keto patatet tona pa gjak.....