Sylvinho: Manajn e njoh që kur ishte djalosh tek Interi. Për formacionin nuk kam vendosur ende

9 Qershor 2025, 17:05Sport TEMA
Sylvinho: Manajn e njoh që kur ishte djalosh tek Interi. Për

Formacioni anti Letoni nuk është përcaktuar ende. Kështu tha trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në një konferencë për media nga Riga.

“Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë, për shkak të rikuperimit. Nuk kemi vendosur ende për formacionin. Të nesërmen mund të kemi një ide më të qartë”, tha trjaneri brazilian.

Ai iu rikthye edhe një herë zgjedhjes së Rey Manajt për të gjuajtur penalltitë në kombëtare, siç bëri kundër Serbisë, të cilën e humbi. 

“Manaj është titullar i kësaj skuadre. E njoh që kur ishte një djalë 17-vjeçar tek Inter. Ka shumë personalitet. Ua kam thënë të gjithëve, përgjegjësia për të zgjedhur atë që gjuan penalltitë është e imja”, shtoi Sylvinho.

Pas barazimit 0-0 të shtunën ndaj Serbisë, Shqipëria renditet në vend të dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës, me 4 pikë. Sfida e radhës për kuqezinjtë është ajo në Riga kundër Letonisë të martën në 20:45. 

6 Komente

  1. T
    Tifozi plak

    Silvinjo degjo plakun manaj ben vetem kondra san marinos .

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      Zoteri po te kesh pak respekt per veten ti duhet te largohesh vete nga detyra pasi je komplet i pa afte per zanatin qe ke zgjedhur. Por rroga eshte e mire dhe ti do te rrish aty deri sa te te mbaje ky idioti yne qe kemi president te FSHF.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tifozi

        E keqja qe kane tipat si ti eshte se kur kane suksese traineret jane te mire, kur humbin ose barazojne jane te keqinj. Duke folur si e ema e Zeqos ne maje te thanes, sic ke folur edhe ti, tregon se as qe ke ndonje ide se cfare eshte futbolli dhe ku jane nivelet e skuadrave tona ne raport me ato te huajat. Te mos harojme se vetem ne vitet e demokracise, ekipet tona kombetare po garojne me sukses ne kompeticione te rendesishme. Me pare synim kishim te mos hanim shume gola, ndersa sot ka ndryshuar ky mentalitet fale trainereve e huaj, duke filluar me Gianni De Biasin. Silvighno, nuk eshte traineri me me eksperience ne bote, por eshte i mire per xhepat tona dhe nga niveli i kombetares qe kemi. Po deshe Murignon, Guardiolen apo Hansi Flink, nuk do mbeteshin me para per te paguar shpenzimet e tjera qe ka federata, bile do duhej te hynim ne borxhe.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vari l***t

          Nuk paguhet Silvinjo aq sa mendon ti. Shiko se gjate Europianit u shfaq lista e trainerve se sa paguheshin per cdo vend. psh traineri i Spanjes paguhej me pak se Silvinjo. Dhe per nivelin e ekonomise sone paguhet shume me teper. Nuk eshte trainer i keq por ka frike te vendose ne shume raste. Se nga i buron kjo frike apo kjo pasiguri vetem federata dhe ti qe i del ne mbrojtje asaj mund te na e shpjegoni.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tifozi

            Une nuk e njoh Silvihnon personlisht qe ta di se nga ku buron frika e tij, por nisem thjesht si njohes i futbollit, pasi diku e kam luajtur kete sport dhe vazhdoj ta luaj si amator edhe ne nje moshe relativisht te madhe. Le te marrim si shembull grupin ku jemi per eleminatoret e Boterorit te ardheshem. Kemi Angline dhe Serbine, dy ekipe qe ne renditjen boterore te ekipeve qendrojne me lart se sa ne. Le ta leme menjane Angline, pasi cilesia e lojtareve te saj dihet dhe le te analizojme Serbine me te cilen rivalizojme per vendin e dyte. Lojtaret e Serbise luajne ne kampionatet me te forta te botes dhe nuk jane rezerva, si shumica e lojtareve tane, por jane ne formacionet baze te ekipeve elite te kampionateve perkates. Vetem duke pare kete fakt, kuptohet se perse traineri yne i kushton shume kujdes vendosjes se lojtareve tane ne fushe, ku mbrojtja eshte primare per te mos humbur. Me Serbine e provoi De Biasi te luante ne sulm per eleminatoret e Europianit ne 2016-ten ne Elbasan dhe pesuam dy gola. Se pari, rregulli numer 1 ne futboll eshte qe te kesh nje mesfushe solide. Ne kemi dy lojtare si Asllani dhe Ramadani qe luajne rezerve ne ekipet e tyre. Kemi sulm te mire, por qe nuk mbeshtetet si duhet nga nje mesfushe e dobet. Kjo sipas mendimit tim eshte edhe aresyeja e drojtjes qe ka traineri yne per nje loje me tipare me sulmuese. Duke e pritur kundershtarin ne gjysmefushen tone, shpreson ne kundersulmin e shpejte per te shenuar. Edhe po te shikosh golat qe kemi shenuar kunder ekipeve te mira, ato kane ardhur shumica nga kundersulmet.

            Përgjigjjuni
          2. N
            Noar

            Mund te jete trajner i mire po eshte shume frikacak.

            Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje