Trajneri i ekipit serb të futbollit vazhdon të përballet me trysni të shtuar për reagimin e tij pas ndeshjes së të shtunës, kur vlerësoi atmosferën e krijuar nga tifozët. Dragan Stojkovic tha se nuk I kishte kuptuar fyerjet dhe se nuk i mbron ekstremistët, siç po pretendojnë mediat ne serbi.
Trajneri i ekipit serb po përballet me trysni të shtuar për shkak të reagimit të tij pas ndeshjes që përfundoi me barazim pa gola, mes Shqipërisë dhe Serbisë. DraganStojkovic, në një prononcim menjëherë pas ndeshjes, vlerësoi atmosferën ne stadiumin e Arenës Kombëtare duke përgëzuar tifozët shqiptarë për mbështetjen ndaj ekipit të tyre.
Por një deklaratë e tillë po i kushton shumë në serbe, ku po akuzohet për mbështetje të ekstremistëve e ku po i kërkohet llogari se përse nuk dënoi sulme dhe fyerje nga tribuna ndaj lojtarëve serbë.
"Si trajner i ekipit kombëtar serb, fokusi im gjatë ndeshjes ishte ekskluzivisht në fushë, te lojtarët, taktikat dhe rezultati. E vlerësova atmosferën në stadium në kontekstin e atmosferës sportive, tribunave plot dhe mbështetjes për ekipin kombëtar, gjë që është gjithmonë e mirëpritur për futbollin si lojë", tha Stojkoviç për Federatën Serbe të Futbollit.
Në një përpjekje për të zbutur stuhinë e kritikave ndaj tij ai shton më tej se në atë moment nuk i kishte kuptuar plotësisht mesazhet skandaloze dhe ofenduese, që siç tha erdhën nga tribuna.
“Dua të dënoj qartë dhe pa mëdyshje çdo brohoritje që fyen popullin serb dhe ekipin kombëtar serb, apo këdo tjetër. Fenomene të tilla nuk kanë vend në fushat sportive", shton Stojkoviç.
O media Shqiptare u rifreskoni kujtesen gjithe bajgave anti-shqiptare ketu dhe jashte kufirit se cfare ndodhi ne Beograd ne vitin 2014. Tregoni videon e terrorit serb mbi furbollistet tane qe ne monentin qe zbriten nga avioni ne Beograd dhe deri sa u larguan. Postoni videon: https://www.dailymotion.com/video/x28lnv1?start=15
Mé zemer e mé gjithé shpirt i pérgézojé gjithé tifozet e té gjitha vendeve qé ishin né stadium dhé i treguan shkjaut se shqipja sot o kurré nuk ka qené mé e bashkuar pér ta luftuar tiraniné mé fashizoide né boté dhé pér t'i barabarit té karpateve se do i kthen té gjitha trojet e shqipes njé dité.Kjo festé e madhé ndéré mé té medhenjat qé ka ndodhur ia ka dridhé edhe tokén shkjaut se sot shqipja éshté mé e forté se kurré dhé shkjau kurré mé nuk do té shkel tokat e shqipes.
Duhet të ketë thënë "mezi shpëtuam gjallë!" që të ishte në përputhje me propaganden serbe.
Rendesi ka qe nuk u be ndonje trapllik nga ana jone dhe te denoheshim. Tani lerjauni serbeve te hane mutin e tyre. Jam i sigurt se do bejne budallalleqe kunder nesh. Tre pikeshi ne tavoline po vjen. Le te shtojne inatin e Tyre. Neve e kaluam provimin.
serbet qe flasin per ekstremizem....oh the irony!