Nga Flamur Topi
Ne asnje menyre, nuk duhej perzgjedhur per gjuajtjen e penalltise se arte, Manaj, i cili, sapo kish kaluar nje gjendje shqetesuese shendetesore,( ndjekur ne Spital) aqsa, nuk dihej, deri ne diten e ndeshjes, nese do te luante apo jo!... Gjendjen fizike te tij, drejtuesit teknike te Kombetares, me ne krye tranierin, e kane njohur dhe ditur fort mire!...
Madje, ne konferencen e shtypit, fill pas ndeshjes, tranieri i Kombetares se Shqiperise, ia njohu vetes ate pakujdesi...
Per fat te keq, Manaj, ne momentin e gjuajtjes, koke ulur, duke pare me shume topin, sesa levizjen fillestare te portjerit, djathtas portes, gaboi, duke gjuajtur pikerisht ne ate krah, duke ia lehtesuar dukshem pritjen!...
Dhe e fundit, Vari, do te duhej te perseriste gjuajtjen e penalltise, per shkak te daljes se portierit, paksa pertej vijes fatale te portes!... Dy konstatimet e fundit, nuk jane te miat, por te mikut t'im te vjeter, mjeshtrit te njohur Dinamovit, Artur Cobani, sot mbi te 60-tat!...
Teksa pashe te perseritur, disa here, gjuajtjen e zbehte, pa pike force goditese te Manajt, me shkoi fill mendja tek Balaj, realizuesin mjeshteror, 100%, te te gjitha penalltive akorduar per Vllaznine, ne Kampionatin Kombetar ne sezonin 2024- 2025! As edhe nje penallti e humbur, nga mjeshtri i madh e koke ulur shkodran?
A nuk do te meritonte, nje cmim special
te rangut boteror? (nje fenomen fort i rralle, apo jo?!...).
Sikur, Kombetarja jone, te kish pasur nje Balaj te dyte, penalltia do te qe shndrruar me nje perqindje skajshem te larte ne Gol dhe ne tabelen e klasifikimit do te zinim, he per he, nje vend me te larte...
Dhe, me ne fund, nje keshille shume miqesore per z.Silvinjo! Te jesh drejtuesi i larte teknik i kombetares shqiptare dhe te mos kesh mesuar hymnin e saj, nderkohe qe te gjithe per rreth, deri edhe kalamajte, shoqeruesit e vegjel te futbollisteve, e kendonin me plot deshire e pasion, me duart e vogla, mbi zemrat e tyre!...
Urojme qe, ne takimin e sontshem te Riges, 10 Qershor 20.45, te shohim me plot ngrohtesi e simpati, brazilianin Silvinio, teksa se bashku me 11 lojtaret e tij shqiptare, do te kendoje me shpirt dhe meaq sa do te mundet, njerin nga hymnet me te bukur te botes!...
Mos fol kot zotri,duket që flet nga zilia,penallti kan humbur yje të futbollit, Si ka mundësi që sa herë i venë punët mbarë Shqipërisë në çdo aspekt, Do dalin tipa të till dhe do nxjerrin vrer nga goja. Trajnerin Brazilian Silvinjo, inat kijeni, Por në fund të ditës i jepni hakun. Eshtë i duhuri për kombëtaren tonë.
Ti ke dale ne pension apo jo. Respekte dr Flamuri duke lexuar shkrimin tuaj mendova: e ka godit dr. Asllani luan per Inter dhe godet penalltite, ti thua per Balaj. Bindja juaj do respektuar aq me shume qe ke qene me nje futbollist te shquar
Kam lexuar e degjuar shume komente e opinione nga njerez qe jane futbolldashes. I sugjeroj qe te bejne kerkesen per trajner te kombetares se futbollit!
Me vjen keq, Flamur se dukesh njeri i mire por ne dy mendimet qe jep ne shkrim tregojne qe mbiemri te pershtatet. Penallti kane humbur edhe lojtaret me te medhenj te botes sikurse dhe nje femije 10 vjec mund t'i shenoje portierit me te mire ne bote. Ekipi yne ka bere nje nga ndeshjet me dinjitoze po te kesh parasysh qe kundershtari ishte ekipi serb, me lojtare te shquar qe luajne ne eliten e futbollit boteror. Vlera ne treg e ekipit serb eshte disa here me e larte se e ekipit tone. Te gjithe deshironim pafund fitoren e ekipit tone por duhet te jemi realiste e te vleresojme punen e shkelqyer te trajnerit Silvinio qe ka krijuar nje ekip qe luan si i barabarte, madje dhe me bukur, se shume ekipe serioze.
Nuk duhej ta gjuante Manaj. Nuk di ai djale sec ka nje ego te pa justifikuar. Humbja mund ti ndodhte kujtdo, por penalltine duhet ta gjuante Asllani, ekspert i tyre. Tek Asllani me bejne pershtypje edhe gjuajtjet e krneve. Eshte e afert dita qe do realizoj direkt nga kendi. I jep topit nje hark te mrekullueshem. Gati shenoi nga kendi ne finalen e çampionsit. Ne trekendesh mezi e largoi Donaruma...
Pasi e “ndritën”, me komentet dhe analizat e tyre, sidomos në ato politike,gjithëkopetentët Fevzinjtë ,A Hoxhat dhe ca gjithëllojprofesionistë të tjerë u hodhën edhe këtej nga futbolli duke e zaptuar edhe atë.Nuk gjendet dikush t’ju thotë që të paktën futbollin të mos na e neveritin sikurse kanë bërë me gjithçka tjetër ku futin hundët çdo natë?
Jam shume dakort me mendimin e doktorit te nderuar. Per me teper qe edhe vete trajneri e ka pranuar qe ishte zgjedhje e gabuar per shkak edhe te gjendjes shendetesore te Manaj. Asllani do kishte qene i duhuri per penalltine. RESPEKTE per Profesor Flamurin dhe ish futbollistin Çobani !
Po ky çpati!?
Silvinjos i kam vënë një pikëpyetje të madhe, pikërisht për shkak të Manajt. Nuk më duket më ai trajneri fenomenal që ishte dikur. Mendon më shumë për paret që do fitojë, sesa për ekipin. Prandaj i jep përparësi jo fitores, por mos humbjes.