
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan këtë të martë (10 qershor) ndeshjen e katërt në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Në stadiumin ‘Skonto’ të Rigës përballë kuqezinjve është Letonia vendase, me sfidën që filloi në orën 20:45. Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë nga barazimi 0-0 kundër Serbisë tre ditë më parë në Tiranë, ndërsa Letonia e ka pasur pushim dhe në letër është më e freskët nga ana fizike.
Te tanët trajneri Sylvinho nuk do ketë të gatshëm dy qendërmbrojtësit, Berat Gjimshiti për shkak të pezullimit për kartona dhe Arlind Ajetit për shkak të një lëndimi muskulor në kofshën e majtë. Të dy ishin titullarë kundër Serbisë.
21' Strakosha i ka kuptuar krahun dhe ka ndalur penalltinë e dyshimtë të Ikaunieks.
17' Gutovskis rrëzohet në zonë, arbitri turk akordon 11 metërsh. Protesta nga tanët pasi në pamje duket që Kumbulla nuk ka kontakt me sulmuesin vendas. Pas këshillimit në kufje arbitri nuk e anullon penalltinë.
12' Broja 'vjedh' një top dhe futet bukur në zonë. Sulmuesi pason për Laçin, por goditja e tij ndalet në këmbët e mbrojtësit vendas.
9' Katër goditje këndi, nga dy për secilën skuadër. Tanët qarkullojnë topin.
6' Loja përqëndrohet në mesin e fushës.
2' Gutkovskis godet me kokë, pret Strakosha.
1' Topi i parë shkelmohet nga tanët.
Formacionet zyrtare:
Letonia (3-5-1-1): Zviedris; Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis; Jaunzems, Saveijevs, Ciganiks, Varslavans, Zelenkovs; Ikaunieka; Gutkoskis Trajner: Paolo Nicolato
Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Hoxha, Manaj Trajner: Sylvinho
Lini një Përgjigje