Mesfushori Kristjan Asllani u ndal të flistë për mediat, pas barazimit 1-1 me Letoninë.
“Nuk e di, por sigurisht që nuk ishte një pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por s’patëm fat me penalltinë. Më pash shënuam ne, pësuam në minutat e fundit. E dimë çfarë ëndrre kemi në dhe po të bësh një pjesë të parë në atë mënyrë, bëhet tepër e vështirë.
Kemi marrë shumë kundërsulme. Në pjesën e dytë tentova të gjeja sulmuesit e krahut, për një krosim ose një kundër një. Sidomos në pjesën e parë problemi vinte nga presingu individual. Kemi lënë mbrojtjen shumë shpesh vetëm. Do e shohim përsëri këtë ndeshje dhe kur të kthehemi do ta shohim. Do të luajmë për të fituar ndeshjet.
Botërori i Klubeve dhe e ardhmja? Nuk e di çfarë do të bëhet. Do të shkoj në Botërorin e Klubeve dhe për merkaton do të flasim. Jam shumë i lodhur nga koka”, tha Asllani.
Sebashku me Laçin bëni me shum stërvitje si gjuhen kornet se një top të hajrit se futet në zonë
Sakte. Asllani eshte lojtar shume i lehte dhe pa shume fantazi. Cfare ishin ato pasime te shkurtra ne mesfushe qe jane thjesht humbje minutash? Gjithmone qendron mbas shpines se kundershtareve dhe asnjehere nuk del qe ta shohin shoku i skuadres qe ka topin. Detyra e tij eshte organizimi i ndeshjes, por ai asnjehere nuk ka qene ne nivelin qe i takon pasi luan tek Inter, nje nga ekipet me te mira te botes.
Kristjan ,nuk dua të dekurajoj ,por për të mos thënë ke marë fund je drejtë fundit si futbollist.Të ka hyrë vetja në qejf dhe e ke në dorë vet për të vazhduar rrugën futbollistike. LËRI dirigjimet në fushë dhe kontrollo lojën tënde me kujdes ,shiko gabimet e tua dhe mos u mundo të tregosh dëngla me xhingla mingla në mesfushë. Ç'farë organizove ti kristjan për të ndërtuar dhe realizuar një gol? ta them unë 90 minuta a'sgjë .Lëvizje boshe pa kuptim pa dobi në mes fushë dhe pa pikë rendimenti .Mban dhe mer kontakte pa fund me topin vetë për tu dukur por ky nuk është futbolli që duhet të demonstrosh ti .Me që je i inkuadruar tek Interi bëje diferencën me lojën tënde ,me fantazinë tënde për rolin që ke .ULE GISHTIN TREGUES POSHTË,dhe përqëndrou!. Jam dashamirsi ytë prandaj ti shkruajta këto.