Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit holandez Tijjani Reijnders nga Milan. 26-vjeçari shihet si pasuesi i Kevin De Bruynes, i cili pritet të largohet drejt Napolit gjatë merkatos së verës.
Kampioni i Anglisë ka paguar rreth 75 milionë euro për kartonin e Reijnders dhe ka nënshkruar me të një kontratë pesëvjeçare.
Reijnders ishte një nga pikat kyçe të Milanit në dy sezonet e fundit, duke regjistruar 108 paraqitje me fanellën kuqezi, 19 gola dhe 9 asistime në të gjitha kompeticionet.
Kalimi i tij te City sinjalizon nisjen e një epoke të re në mesfushën e Guardiolës, pasi largimi i De Bruynes — një prej ikonave të klubit — duket gjithnjë e më afër. Me këtë lëvizje, City synon të ruajë dominimin në Premier League dhe të rikthehet fuqishëm në garën për Champions League.
Po i mbush per momentin dhe sjell pesioniste tek Milani si Modric 39 vjec, ky kuqi kujton se eshte Lacio qe nuk kishte pretendim per titull dhe luanin per kokerr te qejfit pa pasur asnje pergjegjesi.