Infantino: Botëror spektakolar në 2026

11 Qershor 2025, 16:25Sport TEMA
Infantino: Botëror spektakolar në 2026

Numërimi mbrapsht drejt Kupës së Botës 2026 ka nisur, me shtetet organizatore që janë gati për të pritur turneun më të madh në histori. Tashmë ka mbetur edhe 1 vit nga fillimi i kompeticionit, i cili për herë të parë luhet me 48 skuadra.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e shikon Botërorin si një mundësi të artë për të nxitur zhvillimin e të rinjve dhe për të përshpejtuar investimet në infrastrukturë.

“Kjo do të jetë Kupa e Botës më përfshirëse në histori. 48 ekipe për 104 ndeshje dhe më shumë ëndrra të realizuara se kurrë më parë. Nga një perspektivë e audiencës globale, është ekuivalenti i 104 finaleve të Super Bowl, secila me fuqinë për të bashkuar kombet, për të frymëzuar komunitetet dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme. Nuk është vetëm një Kupë Bote, por ura midis një shekulli lavdie futbolli dhe një të reje të guximshme, që përgatit rrugën për epokën e re të futbollit. Rruga drejt vitit ’26 është e hapur. Ekipet po kualifikohen për këtë ëndërr: një Kupë Bote vërtet globale. Një turne me më shumë kombe se kurrë më parë dhe me kombe që kurrë nuk menduan se mund të ishin pjesë e skenës më të madhe të futbollit”,tha Gianni Infantino.

Botërori i vitit të ardhshëm do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Lini një Përgjigje