Në një tjetër akt që vërteton përplasjen e hapur mes strukturave të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe tifozërisë së zjarrtë shqiptare, Tifozat Kuq e Zi raportuan se janë përballur me pengesa të paprecedenta në hyrje të stadiumit në Riga, ku Kombëtarja jonë luante ndeshje zyrtare.
Sipas një deklarate të bërë publike nga vetë grupimi i tifozëve, steward-ët e stadiumit pohuan hapur se kishin marrë “urdhër direkt nga federata shqiptare” për t’i kontrolluar në mënyrë të detajuar tifozët shqiptarë. Ky veprim solli ndalimin arbitrar të banderolave dhe parullave, edhe pse ato mbanin vetëm mbishkrime tradicionale si “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”.
Ky incident i rëndë nuk është i vetmi. TKZ thotë se FSHF kishte tentuar më parë të mos u siguronte as biletat, të cilat sipas çdo rregullore ndërkombëtare, u përkasin tifozëve vizitorë. Ato bileta donin t’i linin bosh, për të krijuar përshtypjen se “Shqipëria nuk kishte mbështetje në transfertë”.
“E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve” – deklarojnë TKZ-të, duke ngritur gishtin e akuzës drejt drejtuesve të FSHF-së për bashkëpunime të dyshimta dhe agjenda anti-tifoz. Në një deklaratë përplot emocione dhe qëndresë, TKZ përmbyll mesazhin:
“Koha mund të jetë e maskarenjve, por Atdheu mbetet i Shqiptarëve. Shihemi përsëri së shpejti.”
Ju vajtet per tifo apo per protest ?. Nese keni vajtur per tifo ç'pune kane parullat ne nje vende te huaje. Nese vertete Duka ka pasur njohje nuk duhet fare t'ju linin te hynit ..pisa. Jeni njesoje si Berrisha..
Ke shume te drejte..Keta duan ta kthejne fushen e blerte ne fushe lufte qe ekipi yne te denohet nja 5 vjet nga aktivitetet nderkombetare dhe tifozet e Zinj te hane mut pastaj.
Cfare pret nga nje Kryetar Federate si Duka pjese e familjes se krimit, qe ka shitur breke dhe kanatjere dhe sot eshte ai qe eshte, pa pasur asnje lidhje me futbollin e pa para asnjehere ne rinine e tij nje ndjeshje futbolli ne stadium