Altin Rraklli: Anglinë e mbyti Senegali, nuk është më ai ekipi i madh, Shqipëria duhet të shpresojë

11 Qershor 2025, 18:51Sport TEMA
Altin Rraklli: Anglinë e mbyti Senegali, nuk është më ai

Altin Rraklli, ish-goleadori i kombëtares shqiptare të futbollit, ka folur për ndeshjen e fundit të kuqezinjve, dy barazime, me Serbinë dhe mbrëmjen e së martës në transfertë ndaj Letonisë.

Ish-futbollisti theksoi se barazimi në Letoni i dha një goditje të madhe ëndrrës së Botërorit, pasi sipas tij Shqipëria mund të tentonte edhe vendin e parë, pasi sipas Rrakllit, edhe Anglia nuk është ai ekip i ditëve më të mira.

“Anglia nuk është ajo e ditëve më të mira. Këtë e kemi parë edhe në ndeshjen ndaj Andorrës ku fituan vetëm me një gol, por edhe në miqësoren e së martës ndaj Senegalit. Anglia nuk është më ai ekipi i madh”, tha Rraklli.

Më tej, ai theksoi se është shumë e rëndësishme që lojtarët të vijnë pa dëmtime në tetor, pasi shpresa ka ende. “Nëse barazojmë në Beograd dhe mposhtim Anglinë në Tiranë mund të kemi ende shpresa për vend të parë. Megjithatë, ai thotë se barazimi në Letoni tí pret shpresat”, tha Rraklli. 

11 Komente

  1. S
    Sali Berisha

    Rraklli ka qene goxha futbollist, por ketu ja fut kot. Nga ta kapesh: 1) Shiko nivelin e kampionatit vendas. EPL, liga me e mire ne bote, ku cdo ekip pavaresisht renditjes mund te munde cdo ekip tjeter ne cdo jave. Ne, nje kampionat me 10 spektatore me nje nivel mizerabel. 2) Akademite e te rinjve - ne Angli te themeluar me vite dhe me tradite ne zhvillimin e talenteve. Tek ne nje zallamahi e papare ku talenti nuk ka ku te identifikohet dhe zhvillohet. Na rrofshin talentet qe i kane identifikuar dhe zhvilluar te tjeret jashte, dhe qe Duka merr meritat. 3) Anglia me lojtare ne formacion me minuta ne kampionatet me te forta te botes. Ne gjysma ose trecereku i 11es nuk luajne minuta te rregullta. 4) Anglia dhe kur ka nje dite te keqe, ka aq cilesi ne formacion sa te krijojne shanse. Ne mbajtem topin gati 65% me Letonine, dhe vertiteshim si pordha neper breke pa asnje lloj rrezikshmerie ne porte.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrakllis Sontagschus gegen Deutschen.

      Rraklli pati fat qe nje Shqiptar i Ambasadave ja ndermjetesoi Volker Finke per nje Autobus te perdorur,se ndryshe do i bonte fresk Berishes si shumica e Kavajsve .Por Respekt, qe ishte nje lojtar dinjitoz dhe ndihmoi Freiburgun per te hyre dhe etabluar ne Bundesliga.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

        Ja ketu ka rene bota e futbollit kur nje ordiner si Altin Rraklli behet te japi komente, ky nje lojtar me se i rendomte qe luante ne kategorine e dyte gjermane me Hannoverin, nuk ka nivelin qe te gjykoje ekipin e Senegalit qe eshte nje fuqi ne kontinentin afrikan, me lojtare titullare qe luajne ne ekipet me prestigjoze te botes dhe qe ky Rraklli nuk i afrohet as tek gishti i kembes, Rraklli bej ate tregeti me Gjermanine sepse e shfrytezove bukur situaten sepse tik nuk e ke kapacitetin te besh gjykime.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Ashiku

        E vërtetë...Altinit i lumtë goja po me Dukën dhe Silvinjon nuk bëjm kurrë hajër

        Përgjigjjuni
      3. A
        A

        O Altin cfare e din ti senegalin. Ato lozin gjysma e tyre ose kan luajtur ne angli edhe europ. Sadio Mane eshte nje nder futbollistat ma te mire. Biles 3:1 pak e ka mujtur

        Përgjigjjuni
        1. Roberto

          Ore me Angline ti marresh nje barazim eshte fitore e madhe sepse ata luajne futboll te shpejte dhe nuk mendohen asnje sekonde perpara porte por godasin menjehere gje qe ne duhet te rregullojme njehere topin te dalim ne nje pozicion te mire dhe deri sa te vije ai moment na i kane marre topin 100 here nga kembet. Lojtaret duhet te luajne me shpirt dhe ne nuk po shohim ate qe duhej. Ne Europian luajtem me frike ndaj Italise,Spanja dihet ndersa ndaj Kroacise ishin te gjitha shancet per fitore. Ne nuk jemi mesuar te luajme deri ne sekonden e fundit por terhiqemi dhe atehere hame golin.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tifozi plak

            Senegali o babam ka lojtare te gjate te shpejte te forte si kuaj race keta tanet jane si gomere te cale perpara tyre .Kupen e botes harroje si muhabet nashi luhet me c’i qi t’emen te kapim cfare te kapim se nuk humbim gje .

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lindi

              Na duket vetja qendër e botës. Senegali ka rreth 10 herë më shumë banorë se ne dhe ka ngritur shkolla futbolli me kohë. Ne akoma Jo.

              Përgjigjjuni
              1. @
                @

                Goleador i kombetares? me 11 gola goleador!? prandaj do mund Anglin ky se edhe keta jane goleadore si ky.

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cinxo

                  Po me ke na krahason, o Altin. Anglia eshte e prebere nga lojtare qe luajne tre ndeshje ne jave. Lojtaret tane luajne apo jo 3 minuta ne jave.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Cuku

                    Ajde nallban krahason Angline me nje fshat si puna jone .....o ju kripsha trute

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje