Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte, me qëllimin për të shmangur tensionet e derbit ballkanas.
Vendimin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Serbisë, e cila përmes rrjeteve sociale se ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd.
Ndërkohë ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në stadiumin "Dubočica", në Leskovac.
“Pas një analize të hollësishme, e cila, përveç aspektit sportiv, segmentit organizativ dhe të sigurisë, përfshinte edhe konsultime me UEFA, u arrit në përfundimin se stadiumi "Rajko Mitić", si objekti më i madh i futbollit në vend, do t'i ofrojë ekipit tonë kombëtar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se më 14 tetor 2014 ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016, u luajt në stadiumin e Partizanit të Beogradit.
Ndeshja u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë. Në atë moment, në stadium u fut droni i famshëm që mbante flamurin me simbole patriotike shqiptare, me dy fotografi të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, dhe hartën e Shqipërisë etnike me mbishkrimin "Autochthonous".
Më tej në njoftim Federata e Serbisë kërkon mbështetje masive për kombëtaren.
“Ju ftojmë të mbushni tribunat e stadiumit tonë më të madh dhe të ndihmoni "Shqiponjat" në ndeshjet kyçe për t'u kualifikuar për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026. Shpresojmë sinqerisht që në stadiumin "Dubočica" në Leskovac, ku trajneri Stojkoviq dhe lojtarët e tij ndihen si në shtëpi, të gjithë do të kemi shumë arsye për gëzim dhe kënaqësi pas ndeshjes kundër Letonisë, e cila është planifikuar për 16 nëntor”, theksohet në njoftimin e Federatës së Serbisë.
Kombëtarja e Serbisë ka luajtur tashmë dy ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës dhe kanë katër pikë. Në ndeshjen hapëse të kësaj fushate kualifikuese ata morën një pikë në Tiranë, ku barazuan 0:0 kundër Shqipërisë, dhe më pas mposhtën Andorrën me rezultatin 3:0 në Leskovc.
Uaaà...cfare zbulimi?
Si u zbulua ?! E mbanin gje te fshehur ata ?
Kudo hillete shorti veri jug ne futboll shqiptare 20 kandidate trajneri tek terreni 1 Jamie hyka 2 andi lila trajner 3 sokol cikël leshi 4 besnik Hasi 5 Fatmir vata 6 bledi nallbani 7Alban hoxha 8 hamdi salih9 ilir burimi 1o bledar sinella 11 kldjan arbri 12 Eqrem memushaj 13 petri xhaxhia 1 4 ysen dedja 15 foto strkosha 16ilijon lika 17 dabulla 18 juljan amatj 19 akustik Kola 20 nora
"Opinionisti" pse se vë emrin analfabet më mirë. Na bëre me dhimbje koke me këtë çorbën që ke shkruar
E quajne Serbine skuader te dobet duke menduar qe Albanistani do t'i zinte vendine dyte per t'a lene jashte biterorit, a thua se jemi pjesmarres te rregullt ne cdo boteror futbolli dhe me qene se nuk do te hujme per 2026 do te permbyset bota. Mbaani vesh dhe degjoni o bujq te Ed Droges, Serbia ze vendin e pare ne grup dhe te dytin Anglia.
Shko e pirdhu ti analfabet. Perse permend Ramen ketu, qe nuk ka asnje fare lidhje me temen? Shko ne shkolle dhe meso si te shkruash, sepse as per bujk nuk ben ti. Sa per drogen, shko e shiko mire se cili dhe cilet e futen dhe e perdoren ate. Idiot me bisht!