Rikthimi i Sarrit “bekon” Hysaj-n, mbrojtësi kuqezi drejt qëndrimit tek Lazio

13 Qershor 2025, 16:00Sport TEMA
Rikthimi i Sarrit “bekon” Hysaj-n, mbrojtësi kuqezi drejt

Kthimi i Mauricio Sarrit në pankinën e Lacios ka ndryshuar plotësisht dinamikat në klubin bardhekaltër. Sipas mediave italiane, kjo ndryshon edhe situatën lidhur me të ardhmen e Elseid Hysajt.

Mbrojtësi ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Lacion dhe për shumëkënd, ishte pranë lamtumirës, po të mos ndodhte ndryshimi në pankinë me largimin e Baronit dhe kthimin e Sarrit.

Tani, bëhet e ditur se qëndrimi i tij është i sigurt, të paktën për këtë vit, por nuk përjashtohet mundësia edhe për rinovimin e kontratës.

Hysaj është futbollisti më i besuar i Sarrit, me diferencë të thellë nga çdo lojtar tjetër.

Rezulton se Hysaj ka luajtur 346 ndeshje nën drejtimin e teknikut italian në klubet e Empolit, Napolit e Lacios, Shifra këto që vërtetojnë se sa shumë Sarri beson tek mbrojtësi Shkodran.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Nese Hysaj luan sic luajti kunder Serbise, do jete nje aset i madh edhe per Lazion. Ne ate ndeshje, Hysaj ka qene brilant dhe me kujton fillimet e tija tek Napoli ku ishte titullar i padiskutueshem.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje