Barazimet e Shqipërisë, Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Kapriço e një arroganti, s’donte të fitonim! Duhet reflektim

13 Qershor 2025, 16:40Sport TEMA

Legjenda vlonjate, Sokol Kushta ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale për sa i përket barazimeve të Shqipërisë, me Serbinë dhe Letoninë.

Ai sulmon trajnerin e Kombëtares, Silvinjon duke e quajtur arrogant dhe se duhet reflektim.

REAGIMI

Mbas barazimit te paralajmeruar ne Riga duhet sesben nje reflektim nga te gjitha strukturat qe merren me http://xn--kombtaren-y4a.ne/ momentin kur doli formacione diskutoja me bashke lojtar te mij qe sot trajneri sikur s’do te fitojmë,dhe argumenti eshte i thjesht, fillojë me formacionin me te keq te pjesës se pare me Serbin, minus Hysen qe qe lojtari me i mire joni.une dhe shume lojtar te kombëtares na intereson kombi,dhe kombëtarja jo kush eshte trajner,pasi janë me dt skadence.

Dhe ky trajner ben veprime qe une nuk mundet t’i kuptoj.kur Hysa nuk loz mire nuk e leviz,kur Manaj eshte ne gjendje te keqe fizike dhe psikologjike ai jo vetem e ri loz por e ve dhe kapiten.kjo eshte kapriço e nje arroganti qe paguhet shumë per kombetaren tonë.dhe ne fund del kundra te gjitheve dhe thotë,nje sulmues ben dhe 4 gola,dmth ju s’dini nga taktika ime.kur dhe tifozi me normal e kuptonte qe ekipi kundërshtar ishte parkuar i gjithë ne mbrojtje dhe duhet te loznin me Brojen,Dakun,mucen ne sulem. me Hysen djathtas Mitajn majtas te dy lozin mire krahun,Shehun Asllanin qender,dhe tre mbrojtesat qe kemi..shume e thjeshtë dhe do qe shume efektive.dhe uzunin , hoxhën me barjmin dhe Ramadanin i kishe forca te gateshme per loj.por jo nderime ne min e 80.pa senc llogjikë.silvijno kur jep intervista nuk duhet te haje kapriço me gazetar,dhe ish lojtarë te kombëtares me terma pa baze futbolli ,por me argumenta dhe respekt.po te qe ne Brazil ose ne nje shtet tjeter trajner dhe te jepte ato pergjigje arrogante kundrejtë ish lojtareve te kombëtares ose gazetarëve 24ore nuk do qe me trajner..duhet reflektim.WhatsApp Image 2025-06-13 at 14.46.39

12 Komente

  1. M
    Muc Xhepa, diplomat karriere dhe prozator

    E para duhet te jesh shume i gezuar per barazimin me Serbine sepse ti nuk ke nivelin e lojtareve te Serbise, aq sa e ka rrogen Aleksander Mitrovic nuk e kane te gjithe lojtaret e kombetares shqiptare gje qe shpjegon edhe faktin se cfare niveli kane lojtaret e ekipit shqiptar. Pa pasur kampionat ti nuk mund te kesh kombetare, ky eshte nje ekuacion shume i thjeshte

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hasoni

      Jam dikush qe e ndjek futbollin jo vetem si loje, por edhe shkrimet dhe komentet per te. Por nuk kam lexuar apo degjuar kund qe opinionisti krahas vrejtjeve te shpalle edhe formacionin “fitues “! Dhe ju lutem zoterinj gazetare hiqni dore nga fjalet legjende, gjigand, etj. kur vleresoni njerezit me kontribute te shquara ne fusha te ndryshme!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asmoni

        Normal. Po i thame Sokol Kushtes "legjende", c'duhet te themi per Panajot Panon ?

        Përgjigjjuni
      2. v
        vari l***t

        O Sokol ndoshta ke te drejte ne ato qe thua. Po hap ndonje liber o burri i dheut se me sa di dhe je zyrtar tani, nuk je me futbollist. Perpiqu te shkruash pak me shqip se na more mendjen.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vezhguesi

          Verejtje me shume vend per shqipen qe eshte bastarduar jo vetem nga rinia qe shkruan pa asnje sens gramatikor, por edhe nga te rritur. Fajin e ka koha e Enverit pasi portisteve jua jepnin klasat pa vajtur ne shkolle. Zoti Kushta duket qe eshte nga kjo shtrese.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nambyten

          Po te gjithe keta legjendat sikur I ka kurdisur njeri,ai kavajsi te mundim Angline,nje kar qe ka qene drejtor te partizani I sygjeronte ku duhet luaj broja,bashkelojtari I ketij heroit te Beogradit dikush e bente antiserb I terbuar lavderonte ate qe rrembeu mirofonin ky nxjerr xhevairin e rradhes nuk donte te fitonte Silvinjo,tani me thoni ke duhet te degjojme te parin nga keta legjendare. I paskemi perkedhelur shume duke I quajtur legjenda keta Kara sepse legjendat nuk dalin te fundit. Te jesh trajner ne kete vend qenka nje stress qe kur mbaron edicioni mbaron edhe si njeri. Te degjosh banalitete nga me te shpifurat nga nje shumice qe gjithe kohes shohin vetem lajme dhe ndikimi I tyre edhe ne komentet qe I bejne ndeshjeve te streson nga varferia morfologjike cektesia skandaloze ne gjykim ku me e perdorura eshte Duka shet dhe blen ndeshjet Silvinjo smerr vesh formacionin ja ben Duka,Strakosha e godiste topin lart per ta kapur serbet,Silvinjon e shteroi ajo pjeshka qe ka si perkthyese keto mbaj mend si me pikantet shto dhe kete te fundit te ketij pordhes vlonjate qe flet si I zene kaps sdonte te fitonte. Nuk di cfare te them me teper llogjika nuk ben pune ne kete kakmilet. Kemi marre fund ne te gjitha po sundon banaliteti.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Uranjaku

            Po ti Nambyten ke nje koment per keto dy ndeshje?????

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nambyten

              Shoku mos u bej naiv kjo eshte gjendja keta jemi e keta kemi nivel I pranueshem jo per te vene diktat. Ne flasim sikur Letonia ishte nivel poshte nesh dhe ne o burra se u be deti kos fusha provoj qe nuk ishim te qarte ne ate qe kerkonim sepse ishim te pjerdhur nga ana fizike pasi kondicioni ishte pertoke pasi u cforcuam shume kunder serbeve.

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tifozi plak

            Po ti sa mdeshje me kombetaren fitove o legjende ?Po sikur ne si ekip i vogel t’i marrem pike Anglise se madhe e legjendare mos duhet qe ata te bejne harakiri fshatce nga turpi ?Ky eshte futboll o derezi ti e di me mire nga te gjithe .sikur manaj ta kishte gjuajtur penalltine nga cepi tjater e sikur mbrojtja ne letoni te kercente e mos te bente sehir kur letonezi gjuajti rahat me koke nashi silvinjo do ishte hero kombetar e ju do i thurrnit lavde .

            Përgjigjjuni
            1. @
              @

              O idjot copy paste, korrigjojeni pak legjendën se e meriton, ka bërë gol para 40 vjetësh në Beograd...sesben, senc, kundrejtë, te mij, pa llogaritur hapësirat mbas pikës apo presjes, emrat me të vogël etj, etj...

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa.

                Këtij budallit ja kapi nji herë këmba dhe bëri një gol qorr por që mori shumë bujë spse ishte në vëndin e duhur dhe në ndeshjen e duhur.Tani këtë budallin e quajnë Lexhenda dhe këtij i janë bërë veshët më të të gjatë nga sa i kishte..Na mbytën Injërantët .

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlonjat i vjeter

                  Sokol. Po te duash t ejapesh kontribute, shkoni ne stadium ( bashle me shoket e tu ish futbolliste) dhe nxirrni Flamurtarin nga hendeku ku esht efutur ka 20 vjet. Llafe interneti, ohuuuu. Nuk ka nge njeri. Atje trego vehten sa i mencur je, ti dhe te tjeret. Te Flamurtari.....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje