“Kapriçio e një arroganti” - Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Ky trajner bën veprime që nuk i kuptoj

13 Qershor 2025, 21:40Sport TEMA
“Kapriçio e një arroganti” - Sokol Kushta sulmon

Legjenda vlonjate e futbollit, Sokol Kushta, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale për sa i përket barazimeve të Shqipërisë, me Serbinë dhe Letoninë. Ai sulmon trajnerin e Kombëtares, Silvinjon duke e quajtur arrogant dhe se duhet reflektim.

Postimi i Kushtës:

Mbas barazimit të paralajmëruar në Riga duhet sesbën një reflektim nga të gjitha strukturat që merren me Kombëtaren. Në momentin kur doli formacioni diskutoja me bashkë lojtarë të mi që sot trajneri sikur s’do të fitojmë dhe argumenti është i thjeshtë. 

Filloi me formacionin më të keq të pjesës së parë me Serbinë, minus Hysajn që qe lojtari më i mirë i joni. Unë dhe shumë lojtarë të Kombëtares na intereson kombi dhe Kombëtarja jo kush është trajner, pasi janë me datë skadence. Dhe ky trajner bën veprime që unë nuk mundet t’i kuptoj.

Kur Hysaj nuk loz mirë nuk e lëviz, kur Manaj është në gjendje të keqe fizike dhe psikologjike ai jo vetëm e riloz por e vë dhe kapiten. Kjo është kapriço e një arroganti qe paguhet shumë për Kombëtaren tonë. Dhe në fund del kundra të gjithëve dhe thotë një sulmues bën dhe 4 gola, dmth ju s’dini nga taktika ime. Kur dhe tifozi më normal e kuptonte që ekipi kundërshtar ishte parkuar i gjithë në mbrojtje dhe duhet të loznin me Brojën, Dakun, Muçin në sulm. 

Me Hysajn djathtas, Mitajn majtas të dy lozin mirë krahun, Shehun e Asllanin në qendër dhe tre mbrojtësit që kemi.. Shumë e thjeshtë dhe do qe shumë efektive. Dhe Uzunin, Hoxhën me Bajramin dhe Ramadanin i kishe forca të gatshme për lojë. Por jo ndërrime në minutën e 80, pa sens logjik. 

Silvinjo kur jep intervista nuk duhet të hajë kapriço me gazetarë dhe ish-lojtarë të Kombëtares me terma pa bazë futbolli, por me argumente dhe respekt. Po të qe në Brazil ose në një shtet tjetër trajner dhe të jepte ato përgjigje arrogante kundrejt ish-lojtarëve të kombëtares ose gazetarëve, 24 orë nuk do qe më trajner… Duhet reflektim.

16 Komente

  1. N
    Nika

    ?????? E thjeshte Ne Shqiperi Nuk ka federat futbolli, Ne Shqiperi nuk ka trajnera Shqiptare? Duhet te marrim nga jashte shteti. Pra jane kto......

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nika

      ?????? E thjeshte Ne Shqiperi Nuk ka federat futbolli, Ne Shqiperi nuk ka trajnera Shqiptare? Duhet te marrim nga jashte shteti. Pra jane kto......

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nika

        ?????? E thjeshte Ne Shqiperi Nuk ka federat futbolli, Ne Shqiperi nuk ka trajnera Shqiptare? Duhet te marrim nga jashte shteti. Pra jane kto......

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nika

          ?????? E thjeshte Ne Shqiperi Nuk ka federat futbolli, Ne Shqiperi nuk ka trajnera Shqiptare? Duhet te marrim nga jashte shteti. Pra jane kto......

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nika

            ?????? E thjeshte Ne Shqiperi Nuk ka federat futbolli, Ne Shqiperi nuk ka trajnera Shqiptare? Duhet te marrim nga jashte shteti. Pra jane kto......

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nika

              ?????? E thjeshte Ne Shqiperi Nuk ka federat futbolli, Ne Shqiperi nuk ka trajnera Shqiptare? Duhet te marrim nga jashte shteti. Pra jane kto......

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Legjenda thotë gazetari më bole se Kushta.Sokol jo që s'je trajner por dhe lojtar një budalla ke qënë.Muçi more Muçua i Vlorës ishte për turp dhe me që turma antari i së cilës je dhe ti bërtet për Daku ,pastaj ca të tjerë për Uzunin e me radhë ,dhe silvinjo për tu mbyllur gojën dhe.grykën atyre që bëjnë të gjithë nga një formacion i vuri në provë.Njëri me keq se tjetri edhe pse ishin të freskët dhe u tha të gjithëve : Flisni tani (d.m.th.) HANI tani.Me që ke qënë futbollist nuk do të thotë të jesh. trajner sepse ajo punë do të kesh dhunti.Do të çonim ty trajner por je byk kashte por mos jep mendime se e menderose fare.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kxp

                  Trainieri me i mire qe kemi pasur keto 40 vjet e fundit ka qene Shqiptari Astrit Hafizi.Ai ka pasur nje nga brezat me te talentuar te futbollisteve por ne kohen me te keqe te historise politike te Shqiperise. Me i keqi dhe arroganti ka qene Ari Han pastaj Panuçi.Silvinjo mund te jete vetem pak me mire nga ana profesionale se Panuci por perseri eshte ne nje nivel te ulet per trainier kombetareje. Per fat te keq Duçja i FSHF ja rinovoi kontraten dhe tani po deshtojme eleminatoret e boterorit njesoj si Ligen e Kombeve.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kot fare

                    Ti e njihke futbollin. Per cfare ka qene trajneri me I mire per vendin e fundit? Ore qe qenke si ata larashet qe pese fjale kane gjithsej ne fjalorin e tyre Duka mafiozi bastexhiu Silvinjo smerr vesh . Trajner I mire eshte ai qe te kualifikon e kupton apo ta them dhe nje here qe te kualifikon. Une di qe Astrit Hafizi ka bere ndonje ndeshje te mire dhe ka dale i fundit dhe ne baze te suksesit eshte I fundit. Asnje shqiptar nuk eshte tek te paret. Me I sukseshmi eshte Silvinjo,De Biazi, Brigel, Reja dhe ata dy kroatet dhe shqiptàri me I sukseshem eshte Shyqyri Rreli.

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Loni

                    Sikur nuk kemi ne trainera ne Shqiperi dhe duhet te vinte ketu ky jevgjiti Italian.Po sa te jete hajduti Duka ne krye , keshtu do te ndodhe.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Specialisti Loni

                      Po pusho o LONI nuk eshte abitati I jot sporti komento politiken apo I ke thene te gjitha e I hodhe dhe nje sy sportit. Eshte Brazilian dhe ka qene zevendes trajner I Brazilit. Trajnera kemi aq shume sa nuk kemi nevoje te na sjellin nga jashte,por e keqja e tyre eshte se jane koke bole dhe sa merr vesh bolja aq marrin vesh dhe keta tanet. Loni pse sulmoi Israeli mund te ma shpjegosh?

                      Përgjigjjuni
                    2. V
                      Vlonjat sportdashes i vjeter.

                      O Sokol. Ik vlla shiko punet e tua. Leri keto gjera se nuk jane per ty. Po qe se vertet do te japesh kontribute per sportin, ktheji syte nga Flamurtari qe eshte katandisur ne pike te hallit ka 20 vjet. Merreni Flamurtarin dhe nxirreni nga vrima ku eshte futur. Nuk je dalluar ndonjehere per mendje ti.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Loni

                        Ai për detyrë ka t'a nxjerrë rezultatin aq sa i duhet Dukës për bastin që hedh, me ndjenjat kombëtare të tua dhe të mijat Silvinjo fshin bythën.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          astrit

                          Kushta nuk ka pse ben analistin, ne Shqiperi kemi me tepri. Te beje nje kerkese e te mari drejtimin e kombetares.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Roberto

                            Jane ngritur te gjithe sportistet dhe komentojne kundra Silvinjos. E kam thene qe De Biasi ka qene trajner i mire por Silvinjo eshte akoma me i mire vetem se sipas mendimit tim ka filluar te corjentohet. Eshte i pavendosur dhe kujtohet shume vone te beje nderimet e nevojshme si dhe nuk po luan me si dikur qe lojtaret luanin ne sulm dhe detyrimisht mundesia eshte me e madhe por eshte risk sepse po nuk pate bythe nuk luan dot nga mbrojtja ne sul dhe anasjelltas pra do pregatitje te larte fizike. Te shpresojme qe gabimet te korrigjohen edhe pse jemi ne fije te perit me keto "leshime" qe beme dy ndeshjet e fundit.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tifozi plak

                              Silvinjo eshte profesionist dhe e di qe keta tanet s'jane ne gjendje te luajne me ritem te larte prandaj i mban ne mbrojtje te kursejne energjite .e tha dhe de biasi dikur kur je shqiperia nuk mundesh te luash si brazili.

                              Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje