Muçi e ka bërë të ditur vendimin e tij, te Beshiktashi mbërrijnë ofertat e para

14 Qershor 2025, 18:00Sport TEMA
Muçi e ka bërë të ditur vendimin e tij, te Beshiktashi

Drejtuesit e Beshiktashit e dinë se Ernest Muçi pret largimin. Sulmuesi i Kombëtares nuk duket i lumtur te klubi turk, për këtë edhe ka dhënë dritën jeshile në rastin e ofertës së duhur.

Në Turqi raportohet se Beshiktashi kanë mbërritur ofertat e para. Huazimi po ashtu nuk përjashtohet si mundësi, megjithëse si rrallë herë emrat e klubeve të interesuar nuk po qarkullojnë.

Pretendimet e Beshiktashit për Muçin nuk janë të vogla. Turqit nuk heqin dorë nga shuma 10 milionë euro, të cilën shpenzuan më parë për ta transferuar nga Legia.

24-vjeçari është ndër talentet më të mëdha, që ka nxjerrë Superiorja në vitet e fundit. Pasi u largua nga Legia, fanellën e Beshiktashit e ka mbajtur veshur për 55 ndeshje. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar katër të tjerë.

Lini një Përgjigje