Pas kalimit të ditëve dhe shuarjes së emocioneve të nxehta të momentit, ndeshja Shqipëri-Serbi e 7 qershorit në “Air Albania” kërkon një analizë më të thellë, më të qetë dhe më të sinqertë. Rezultati 0-0 u përjetua në mënyrë të përzier.
Nga njëra anë, një pikë na mbajti në lojë për kualifikim, por e djallosëm tri ditë më pas, duke mos marrë dot fitoren në Riga, ndaj Letonisë modeste. Nga ana tjetër mbetet ndjesia e hidhur e një rasti të humbur, jo vetëm sportiv, por edhe simbolik. Penalltia e Manajt hodhi në erë shumëçka të një ndeshjeje tepër të kujdesshme, por gjithsesi pa karakter nga kuqezinjtë.
Siç e thotë me saktësi Rudi Vata, kjo ishte një ndeshje e luajtur me shumë kujdes, por që la përshtypjen sikur Shqipëria nuk bëri mjaftueshëm për ta fituar. Serbia erdhi për pikën dhe mori atë që deshi. Shqipëria, në vend që të impononte ritmin e vet, duke përdorur entuziazmin e stadiumit të mbushur dhe karikimin e jashtëzakonshëm të publikut, zgjodhi të mos rrezikonte. Nga frika për të mos humbur, shpërdoroi mundësinë e artë për të fituar.
Në këtë pikë, Rudi Vata, në analizën e vet prek një element shumë të vërtetë: këto ndeshje nuk luhen vetëm me këmbë, por edhe me mendje. Nevojiten edhe “mind games”, provokimet e kontrolluara, tensioni sportiv i ndërtuar me mjeshtëri për ta futur kundërshtarin në pasiguri.
Asgjë e ndaluar, të tilla gjëra janë pjesë e kulturës së madhe të futbollit, sidomos në sfida me ngarkesë historike dhe emocionale. Ky element mungoi. Shqipëria hyri në fushë sikur të ishte një ndeshje e zakonshme kualifikimi dhe jo një përballje me ngarkesë simbolike dhe emocionale përtej futbollit.
Është e vërtetë se ndeshja kaloi në mënyrë paqësore dhe kjo është për t’u vlerësuar nga aspekti qytetar e civilizues. Futbolli nuk duhet të jetë arenë lufte kurrsesi, por në fushën e lojës duhet të tregohesh zot shtëpie. Shqipëria nuk e bëri.
Paqja është e vërtetë dhe shijon kur vjen pas fitoreve me karakter e dinjitet. Nuk mjafton të bëhesh mik, kur nuk ke provuar së pari forcën reale. Pra, në aspektin sportiv, ndaj Serbisë pamë një kombëtare kuqezi të frikësuar nga gabimi.
Nga ana taktike, Shqipëria nuk u shfaq kreative. Ishte më shumë e fiksuar pas evitimit të gabimeve sesa pas idesë për të marrë maksimumin. Mungoi agresiviteti në 30 metrat e fundit, mungoi vendosmëria për të rrezikuar edhe me çmimin e ndonjë kundërsulmi të Serbisë.
Ishte një kombëtare që luajti për mos të humbur, jo për të fituar. Në fund të ditës, Shqipëri-Serbi do të mbetet si një rast i humbur për të treguar superioritet futbollistik dhe personalitet kombëtar brenda katërkëndëshit të blertë.
Ndeshja nuk u fitua sepse mungoi besimi te vetja, mungoi ajo “djallëzia” që ndeshje të tilla e kërkojnë. Paqe, po, por me dinjitet dhe karakter. Ky duhet të jetë mësimi. Në futboll, ashtu si në jetë, respekti fitohet me imponim dhe personalitet, jo vetëm me fjalë të bukura apo me veprime si të Gjimshitit karshi Vlahovicit të lënduar…
“U bë një zhurmë e madhe, pastaj u duk sikur ishim në dasmë dhe u martuam me serbët…” Kjo deklaratë e Rudi Vatës e përmbledh më së miri atë që ndodhi më 7 qershor në “Air Albania”. Një metaforë brilante dhe e dhimbshme njëkohësisht e ish-kapitenit tonë kuqezi.
Çfarë do të thotë Rudi Vata me këtë frazë? Që gjithë energjia e mbledhur, gjithë tensioni emocional, gjithë pritshmëritë e ndërtuara mbi këtë përballje, u shfrynë si një tullumbace në momentin kur Shqipëria u shfaq në fushë si mikpritëse tejet e sjellshme, që ia dorëzoi “nusërimin” Serbisë.
Në vend që të ishte një ndeshje ku Shqipëria të shfaqte krenari, personalitet, agresivitet sportiv, karakter dominues në shtëpinë e vet, ne pamë një mikpritës që më shumë kërkonte të mos prishte “dasmën” sesa të fitonte ndeshjen. Dhe kështu, nga “lufta” sportive e shumëpritur pamë një “banket diplomatik” të zbehur, ku askush nuk u ndje fitues, përveç Serbisë, që mori pikën që deshi.
Ndaj Serbisë nuk patëm as “inatin e bukur sportiv”, as egërsinë e domosdoshme për t’u imponuar në një sfidë të kësaj rëndësia të gjithanshme. “Martesa” që përmend Rudi Vata është metafora perfekte e një “dorëzimi të butë”. Një lloj diplomacie sportive, që e ktheu këtë ndeshje futbolli me histori të gjatë pas vetes në përballje rutinë.
Në fund të fundit, nuk është turp të bësh paqe. Është qytetari, është civilizim, por në futbollin e nivelit të lartë, paqja ka vlerë vetëm kur vjen pas një fitoreje të merituar. Kur ti e ke vënë palën tjetër në vendin që i takon dhe pastaj i zgjat dorën. Paqja pa karakter është kapitullim i heshtur. Dhe kështu u perceptua ky barazim për shumë shqiptarë, që e donin këtë ndeshje si triumf sportiv dinjiteti.
Konkluzioni? Shqipëria luajti “dasmën”, Serbia mori pikën që deshi dhe iku e qeshur. Ne mbetëm me zhurmën…, por thuajse pa asgjë në dorë (referuar edhe barazimit pasues ndaj Letonisë, i minimizuam skajshmërisht shanset për vendin e dytë në grup).
Kjo ndeshje duhet të jetë mësim. Nuk mjafton vetëm zhurma, nuk fitohet me “diplomaci sterile”. Në shtëpinë tënde nuk duhet “të martohesh” me askënd, aq më tepër me Serbinë, por të luftosh për respektin, dinjitetin dhe krenarinë tënde. Në futboll ia vlen “të martohesh” vetëm me fitoret, mesazh të cilin e jep më të kristaltë se kurrë legjenda e futbollit tonë, Rudi Vata. (Telesport)
Nuk e di se pse kjo ndeshja me Serbinë për mënyrën se si u luajt më kujtoi atë vizitën e Vuçiçit në Tiranë, ku u prit me të gjitha nderimet. Nderimi për mysafirin duhet, por jo deri në përulje. Kështu më duket se u soll edhe skuadra jonë ndaj Serbisë.
Nqs je kaq shum i interesuar për kombëtaren pse nuk i sugjerove djalit të luante me Shqipërinë se sa me Irlandën.
Nuk kam fjale I kam mbaruar per te pershkruar keta perverse mediatik. Gjithe ligjerata e ketij hajduti ordiner I kapur ne Londer atehere,na ben ata qe jo qe nuk jemi por nuk do te jemi asnjehere. Guximi I tij per te na pershkruar e tejkalon imagjinaten ne gjigandet I toleruam shume dhe kemi bere gabimin me te qe nuk I paskemi poshteruar sic bente ky atehere kur luante per kombetaren. Se ku e pa ky martesen dhe tolerancen vetem ky e ka konstatuar. Ore bythqire ti ke qene nje karakter muti qe ne rini dhe muti mut ngelet te shkoje dhe ne hene. Gjithe kjo qe ka derdellitur me duket ofendimi me neveritshem qe mund tju behet futbollisteve te kombetares, sepse mbarevajta dhe respekti brenda caqeve te lojes kur ata qe ke perballe nuk jane djajte qe ju kane zene rrugen por rival sportiv qe fatkeqesisht jane me te forte se ne si nivel dhe ky I zeron te gjitha ne I paskemi toleruar dhe shpetuar nga poshterimi duke ju perulur. Nuk di cfare shtoje me teper duhet te kesh nerva celiku te mos luaj fiqiri. Dhe Brazili te ishim do ishim te matur pasi asnjeher si dihet si shkon nje loje kurse ky me kete qe derdellit ekipi me I madh I botes do xhelozohej prej furcave te pakuptima te ketij pordhaci.
Qenke shumë I frustruar dhe duket se në rininë e tij rudi me siguri të ka degjeneruar dhe ti ke ngelur mashkull i vogel ,xheloz dhe i trullosur.Po të jesh dikush me vlera nuk shkruan si anonim frikacak dhe deshtak i lindur por analizon performancen tende dhe kujdesesh per territorin tend. Xhelozia eshte semundje e pasherueshme,kujdesu per veten dhe pordhet e tua.
Po them nje realitet idiot Rudja keshtu I thoshin dikur ishte hajdut marketesh kur shkonin te luanin me kombetaren dhe rasti me flagrant ishte ne 1991 ne Londer informohu ke plot bashkelojtare te tij qe ta vertetojne. Kam nje moshe relativisht te konsiderueshme dhe skam qene profesonist dhe bie alibia e xhelozise nga pamja Rudja nuk afrohet as boleve te mia. Nje provincali nga malesite e Shkodres nuk I hidhja as qurret nuk ka lidhje qe per nje cike vemendje te dhjesesh nga goja duke na bere ata qe sjemi. Duhet jesh miku I tij qe tpaska dhembur kaq shume me nje fjale mut. Mos naa caje trapin ke ndonje gje per ato qe thote ai mos u merr me mua une jam anonim.
Dikur,dikur,ku je sot or anonim ,shikon progresin e rudit dhe hemohesh. 4 vite kam kaluar me rudin tek konvikti i shkolles se futbollit,ishte i pari ne stervitje dhe i fundit largohej nga fusha e futbollit. E fitoj pozicionin e tij me pune ,sakrifica dhe burrni dhe nese ti do ishe kundershtarë i tij me siguri do te kaperdinte si kafshate buke,Rri urte dhe shiko progresin e tij dhe helmo veten nga xhelozia.
O koqe po ben replik me nje qe e kishte zili gjithe Tirana kokebole mos me trego mua njerin qe fliste me akcent si malok I trashe. E njoh me mire se ty dhe nuk kam pasur kurfare zilie por te zezes nuk mund ti them e bardhe. Nje hajn I rendomte sikur flori te pjelli nuk e ndryshon statusin ik hajvan spaske pune tjeter do me dale nje pordhaci.
Paske perfunduar totalisht koqe dhe duket qarte që inatin e ke me te madh se takatin ,rudi te paska pickuar fort dikur dhe paske jetuar gjithe kto vite duke helmuar veten me urrejtje dhe lakmi. Dergoji te fala te kaluares nese e takon sepse tani qenke pjerdhur nga mendet e kokes. Sherim nuk do kesh por uroj te gjesh pak paqe para fundit.
Po une jam 68 vjec mor te qifsha cte permban pragu ku e sheh ti ziline apo flustrimi ai malok eshte gati 10 vjet me I vogel se mua ik o kar me zile.
Bir Selmani nenes 68 vjeç ,ueee te paska palluar jeta keqas or i shkret,nese ke nevoje per ndihme per ilaçe dhe buké me njofto. Ilir beqiri quhem ,shok konvikti me rudin,mka qelluar disa here kur rudi perleshej me çuna tiro e 10-12 vjet me te rritur se ai dhe i kepuste ne toke,uroj mos tjesh qene ti ndonjeri prej tyre,jam çam nga vlora dhe me gjen kollaj. Hallelujah
Cami me I mire ka vrare baben e vet nuk kam them me teper.
Te paska sakatuar jeta keqas ore mangup ,rudi malok i trashe ,un çam që kam vrare babane ,ti me siguri je ngjitur me sperme gomari dhe nuk ta kane treguar . Zoti te ndihmofte me funksionimin e trurit tani ne pleqeri ore shoku 68 vjeçar.
Përshkrim matematikisht i saktë!
Vata vetem per patriotizem duhet ta mbyll gojen! Gruan Irandeze djali i luan per Irlanden jeton ne Irlande dhe na "qan me kuje" fatbollin e Shqiperise.