Klubi i Burrelit ka reaguar mbi një ngjarje të pahijshme të ndodhur së fundmi në emisionin e sportit “Supergol” në “RTSH” të drejtuar nga moderatorja Hygerta Sako.
Teksa lojtari i Burrelit, Arnold Siaw, po priste në lidhje direkte pas ndeshjes ndaj Pogradecit (2-0), ku ai ishte autori i një goli, Sako si dhe të ftuarit në emision u tallën me emrin e lojtarit.
Tani, Burreli ka reaguar duke i cilësuar komentet si të “papërshtatshme” dhe me “nuanca raciste”.
“Një gjuhë e tillë, pavarësisht nëse maskohet si ‘shaka’, nuk ka vend as në sport dhe as në shoqërinë tonë”, thekson klubi.
Duke shprehur mbështetjen për futbollisitin, të cilin e quajnë “pjesë të familjes” dhe një person që ka “fituar respektin e të gjithë tifozëve e qytetit tonë me karakterin, përkushtimin dhe kontributin e tij në fushë”, Burreli kërkon që “RTSH dhe drejtuesit e emisionit në fjalë të marrin përgjegjësinë e duhur dhe të kërkojnë falje publike ndaj lojtarit dhe klubit tonë”.
Pas reagimit të klubit të Burrelit, për sjelljen jokorrektë të moderatores Hygerta Sako dhe panelistëve të saj me lojtarin Arnold Siaw, s’mbaron me kaq. Një “thumb” është hedhur edhe nga trajneri Samuel Nikaj.
“Disa humbasin gjithçka për të ruajtur dinjitetin. Të tjerë fitojnë gjithçka, por e shesin shpirtin për një vend në tavolinë”, është shprehja e publikuar nga trajneri i Burrelit.
Kurniveli i njorances zbret neper studio televizive ,kjo eshte normale
kurve niveli thuaj
Turp per Hygerta Sakon Ju duhet te denoheni per racizem !
Bravo burreli
Te kerkohet ndjese!
Eshte racist ,ubs si shqiptar e kam ndjere kur amerikanet megjithese i kisha njohur prej vitesh prape e keqshqiptonin emrin gjoja se kisha emer te cuditshem e ata nukve shqiptonin dot .prandaj shqipo te dashur mos u beni raciste se eshte ves po aq i ulet sa edhe kurvlleku ,megjithese shumicace kurvave jane zemermira dhe e bejne ate pune nga halli ndersa racisti ngaxqefi .