Detajet e transferimit, Asllani largohet për 13 mln €, zgjodhi Bolonjën për shkak të Europa League

18 Gusht 2025, 15:45Sport TEMA
Detajet e transferimit, Asllani largohet për 13 mln €, zgjodhi

Tratativa mes Interit dhe Bolonjës për të transferuar Kristjan Asllanin duket se është në një pikë të mirë pasi mes klubeve ka akord edhe sa i përket shifrave.

Interi ka ulur pretendimet dhe pritet që të përfitojë 13 milionë euro nga shitja e mesfushorit, por Bolonja nga ana tjetër i ka premtuar zikaltërve një përqindje të shumës që do të përfitojë nga shitja e shqiptarit në të ardhmen.

Destinacioni në fjalë mësohet të jetë pranuar nga Kristjan Asllani pasi skuadra e Bolonjës këtë sezon do të jetë pjesë e Ligës së Europës. Për shqiptarin ka qenë gjithmonë prioritet që të jetë pjesë e një ekipi, i cili luan në kompeticionet europiane.

Lini një Përgjigje