Dilema për rreshtimin e Kombëtares në ndeshjet e nëntorit, Silvinjo ka gati modulin e… befasive

5 Nëntor 2025, 13:28Sport TEMA

Shqipëria do të përballet në datën 13 nëntor me Andorrën dhe 3 ditë më vonë, do të presë Anglinë në stadiumin “Air Albania”.

Për kuqezinjtë, do të jenë 3 ditë vendimtare duke qenë se do të vuloset përfundimisht fati ynë në eliminatoret e Botërorit, ku me një fitore të mundshme në Andorra, do të ishim në “Play Off” me shumë gjasa. Në këtë rrugëtim të Botërorit, kuqezinjtë kanë bërë mirë dhe i vetmi zhgënjim deri më tani, mund të konsiderohet padyshim barazimi 1-1 që kuqezinjtë morën në Letoni.

Pavarësisht se në letër ishte një kundërshtar i lehtë, Shqipëria nuk arriti të dilte me 3 pikë por fitorja ndaj Serbisë në Leskovc, bëri që ai barazim të harrohej. Dhe, për ironi të fatit këto janë dy ndeshjet e vetme që Shqipëria ka luajtur me të njëjtin rreshtim, pasi në 4 sfidat e tjera ka pasur formacione ndryshe.

Me këtë formacion, Shqipëria ka zhgënjyer në testin e parë, duke barazuar 1-1 me Letoninë. Veç barazimit që vuri në dyshim të madh kualifikimin tonë, loja që zhvilloi Kombëtarja ishte shumë e dobët dhe munguan rastet e shënimit. Por, Silvinjo i besoi atij rreshtimi dhe vendosi ta përsëriste sërish në sfidën ndaj Serbisë, 4 muaj më vonë. Ndryshe nga përballja në Letoni, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të madhe në Leskovc, duke fituar 0-1 e madje duke krijuar shumë. Veç kësaj, kuqezinjtë ishin shumë të sigurt në mbrojtje dhe nuk rrezikuan asnjëherë që të humbisnin këtë sfidë apo edhe të dilnin me 1 pikë. Sfida në Letoni kishte ndryshime të shumta në emra nga ajo në Serbi, sidomos në repartin e mbrojtjes. Në barazimin 1-1 ndaj Letonisë, luanin Balliu nga e djathta, Kumbulla e Ismajli në qendër dhe Mitaj nga e majta. Në mesfushë, të dyja ndeshjet ishin të përbëra nga treshja Asllani, Laçi dhe Shehu, ndërsa në sulm, ndryshimi ishte në të majtë, ku ndaj Serbisë luante Uzuni ndërsa në Letoni ishte Hoxha. Në të djathtë ka luajtur Broja dhe Manaj në qendër të sulmit.1  4-2-3-1

Ky rreshtim, është preferuar nga Silvinjo në tri sfida kualifikuese, nga të cilat kemi fituar 2 dhe kemi barazuar vetëm një. Pikë të plota kemi marrë ndaj Andorrës në Tiranë dhe ndaj Letonisë në Tiranë, ndërsa kundër Serbisë kemi barazuar pa gola. Interesant është fakti se Silvinjo e ka preferuar këtë formacion vetëm në ndeshjet brenda, ndryshe nga 4-3-3 që e ka preferuar në ndeshjet në transfertë. Silvinjo ka lojtarë “të preferuar” edhe për këtë rreshtim dhe ndryshimet kanë qenë minimale. Kështu, ndaj Andorrës ka luajtur Aliji në të majtë të mbrojtjes si titullar ndërsa në të dyja sfidat tjera, ka luajtur Mario Mitaj. Në sulm, ndryshimi i vetëm ka qenë Nedim Bajrami si titullar në të majtë ndaj Letonisë, ndërsa ndaj Andorrës e Serbisë, ka qenë Arbër Hoxha titullar duke ulur në stol Bajramin.2

Hera e parë dhe e fundit që Silvinjo ka përdorur këtë rreshtim në kualifikuese, ka qenë në transfertë ndaj Anglisë. Atë takim, kuqezinjtë e kanë humbur me rezultatin 2- 0, teksa paraqitja në fushë nuk ishte në nivelin më të mirë, kjo edhe për shkak të kundërshtarit që kuqezinjtë kishin përballë. Në asnjë rast tjetër të këtyre kualifikueseve, nuk është përdorur më si rreshtim. Në sfidën kundër Anglisë, ka pasur edhe shumë ndryshime në formacion, me Strakoshën në portë, Aliji në të majtë e Balliu në të djathtë dhe me Gjimshitin e Ajetin në qendër. Para mbrojtjes, ka qenë Ramadani ndërsa në mesfushën me 4, ishin Bajrami nga e majta e Asani nga e djathta dhe Laçi me Asllanin në qendër. Sulmues në atë takim, ishte Myrto Uzuni.3

7 Komente

  1. n
    nacionalisti

    O gazetari qe ka bere kete artikull, a di gje qe Asllani ka 3 ndeshje qe nuk luan por po ngrof stolin te Torino ????? ka lujt 10 minuta dhe ato nga fundi... a jeni mire nga mend e kokes apo cfare? Medon Berisha, super gol, lojtare formacioni baze dhe lojtari ndeshjes javes qe shkoi ju akoma me kete larasken me emrin Asllani... po qenket langaraq fare apo leku madh,,, vuuuuu

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moret vesh gje?

      Moret vesh hje?Eshte me barrè?Se eshte oak me barre nuk ka. Dmth tna thote ndonje specialist si duhet me lujt?Se rezultatin e vendos fusha!

      Përgjigjjuni
      1. z
        zeri i arsyes

        Per mendimin tim, duhet luajtur me 3 mbrojtes, Mitaj te avancohet ne mesfushe dhe te aktivizohen lojtare qe gjuajne nga larg, nga vendi, se nuk do kete shume hapesira. Medon Berisha p.sh. ka super gjuajtje nga vendi

        Përgjigjjuni
        1. E
          Edi

          Medon Berisha duhet te jete ne formacjon dhe jo Asllani qe nuk luan fare te Torino! Uzuni shume dobet ketu ne Amerike. Humbi raste te pastra dhe nje penallti. Lojtar koti…

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi

            Medon Berisha duhet te jete ne formacjon dhe jo Asllani qe nuk luan fare te Torino! Uzuni shume dobet ketu ne Amerike. Humbi raste te pastra dhe nje penallti. Lojtar koti…

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edi

              Asllani nuk duhet te luaj para Berishes kurse Uzuni lojtar koti. Humbi nje penallti dhe shume raste ketu ne Amerike!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tifozi plak

                Silvo bej si te te doje rrocka se ne fund te dites futboll eshte mor jahu ,22 djem vijne verdalle duke i rene topit .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje