
Sulmuesi i Nantes, Ignatius Ganago do të mungojë në ndeshjen e “Europa League” kundër Juventusit, të planifikuar për të enjten në orën 21:00 në stadiumin “Allianz” të Torinos, për shkak të dramës personale.
Kamerunasi, siç raportohet nga “L’Equipe”, fluturoi për në shtëpi pas vdekjes së vajzës së tij 5-vjeçare. Nga sa mësohet, vogëlushja ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të papritur. Klubi francez është i shokuar dhe i dha menjëherë leje futbollistit për t’u kthyer në Kamerun.
Prandaj, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Nantes, Antoine Kombouare për ndeshjen e parë të “play-off”-it të “Europa League” kundër Juventusit.
Lini një Përgjigje