Kombëtarja, Sylvinho merr lajmin e mirë për ndeshjet e marsit

13 Shkurt 2023, 20:24Sport TEMA

Kombëtarja, Sylvinho merr lajmin e mirë për ndeshjet e marsit

Sylvinho ka ardhur si trajneri i ri i Shqipërisë dhe një prej ndryshimeve të tij kryesore te Kombëtarja do të jetë skema.
Pas 3-5-2 të Rejës, kuqezinjtë pritet të kthehen sërish me 4 në mbrojtje pasi skema e preferuar e brazilian është 4-2-3-1.

Me ndeshjen kundër Polonisë që afron gjithmonë e më tepër tifozët e Kombëtares mund të gjejnë pak qetësi. Kjo pasi Berat Gjimshiti është kthyer të luajë sërish në nivelin e lartë me Atalantën pasi u la në stol për ndeshje me radhë nga trajneri Gasperini.

Gjimshitit pritet t’i bashkohet edhe Ardian Ismajli. Ky i fundit ka kaluar një dëmtim, por ka zhvilluar sezonin më të mirë në Serinë A me Empolin.

E parë në këto kushte ulja e Marash Kumbullës në stol nisur nga performancat e tij në klub duket e pashmangshme.

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Problem tjeter per Silvinon do jete Hysaj, qe ka patur paraqitje mediokre me Lacion, nderkohe qe Balliu vazhdon performancat e mira me ekipin e tij Rayo Vallecano ne La Ligen Spanjolle.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje