E rëndë në Rrogozhinë, tifozi bie nga tribuna në ndeshjen Egnatia-Elbasani

7 Prill 2025, 18:57Sport TEMA
E rëndë në Rrogozhinë, tifozi bie nga tribuna në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku po luhej ndeshja e Superiores mes Egnatias dhe Elbasanit.

Në minutën e 79-të, një tifozë i ekipit vendas ka rënë nga tribuna, nga një lartësi rreth 2.5 metra.

Lojtarët që panë momentin ndalën menjëherë lojën dhe thirrën stafet mjekësore, të cilat i dhanë ndihmën e parë, ndërsa më pas ambulanca e transportoi në spital tifozin.

Rreth 10 minuta pas ngjarjes u komunikua se tifozi ndodhi jashtë rrezikut për jetën dhe takimi vijoi sërish. 

1 Komente

  1. F
    Futbollisti

    Po ç,bën tifozi mbi tribunë? Le që tani nuk ka më sportdashës. Quhen tifozë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje