Edhe një shans të artë, Armando Broja luan titullar kundër Manchester United, por është hera e fundit

6 Janar 2026, 19:45Sport TEMA
Edhe një shans të artë, Armando Broja luan titullar kundër

Armando Broja ka kaluar një periudhë pozitive përgjithësisht te Burnley në kohët e fundit teksa ka arritur të zhbllokohet me gol dhe ka marrë më shumë minuta. Megjithatë një gol që nuk nxjerrë në pak të gjitha vlerat e këtij sulmuesi, ndërsa ndeshjen më të mirë të mundshme e nxorri ndaj Neëcastle, atje ku dhuroi edhe një asist.
Menjëherë pas ndeshjes më të mirë, vjen një paraqitje e dobët, ajo e fundit ndaj Brighton. Ndeshja e radhës për Burnley do të jetë nesër ndaj Manchester United në shtëpi dhe Armando Broja do të jetë sërish titullar.

Sulmuesi shqiptar ka përfituar në kohët e fundit dhe faktin se Foster ishte larguar në Kupën e Afrikës. Megjithatë aventura e tij në atë kompeticion ka mbaruar dhe do të niset sot drejt Anglisë, por nuk mund të jetë i gatshëm për të luajtur nesër nga minuta e parë. Nga ana tjetër Flemming vazhdon të jetë i dëmtuar dhe trajneri Parker ka vetëm një zgjidhje në majën e sulmit që është Armando Broja.

Ky është shansi i fundit i Armando Brojës për të kapur përfundimisht vendin e titullarit, ndërsa nëse do të ketë një tjetër performancë të dobët, do ta humbiste me kthimin e Flemming dhe Foster që tanimë do të jenë pjesë e ekipit, por pas kësaj ndeshje të nesërme. 

2 Komente

  1. b
    black jack

    lojtar i mire per Nroqin

    Përgjigjjuni
    1. t
      tifozi

      Koment i dikujt qe nuk ka prekur kurre top me kembe. Broja eshte talenti me i madh qe kemi patur ndonjehere ne kombetaren tone, por ka qene i pafat me demtimet e e njepasnjeshme qe e kane mbajtur larg fushes pwr shume kohe. Tek Burnley ai po sabotohet nga skuadra e tij qe asnjehere nuk i pason topin. Cdo here qe ai merr topin krijon probleme ne mbrojtjen kundershtare.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje