VIDEO/ Lojtarët e ekipit spanjoll “vishen” si Maduro, video që po bën xhiron e rrjetit

5 Janar 2026, 22:42Sport TEMA
VIDEO/ Lojtarët e ekipit spanjoll “vishen” si Maduro, video

Skuadra e Majorkës luajti ditën e djeshme sfidën ndaj Gironës në shtëpi, duke u mposhtur me rezultatin 1-2.

Megjithatë, më shumë sesa rezultati, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte momenti i mbërritjes së lojtarëve të Majorkës në stadium. Futbollistët u shfaqën të veshur me një kostum sportiv në “stilin” Maduro, pamje që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Lojtarët mbanin të njëjtin kostum sportiv të firmës Nike, i ngjashëm me atë që kishte veshur ish-presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, gjatë momentit të arrestimit nga forcat amerikane.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, Nike ka regjistruar një rritje të ndjeshme të shitjeve të këtij kostumi sportiv, pas përhapjes masive të videos në rrjet.

KLIKO KETU PER TE PARE VIDEON

1 Komente

  1. R
    Robert

    Kan ngelur pa drog

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje