Orët e fundit në mediat italiane po flitet se Torino ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Kristjan Asllanin para kohe. Siç dihet mesfushori i Kombëtares shqiptare është i huazuar te “Demat” deri në fund të këtij sezoni, por 6 muaj para se kontrata mes tyre të përfundojë, mësohet se do ta rikthejnë te Interi.
Një vendim i papritur, i cili padiksutim që ka zënë në “befasi’ të gjithë tifozët. Në lidhje me këtë ka folur presidenti i Interit, Beppe Marotta, i cili ka theksuar se nëse diçka e tillë ndodh, atëherë klubi do të kujdeset t’i gjejë një ekip tjetër.
“Sa i përket Asllanit, ende nuk kemi biseduar me Torinon, por ai është i huazuar dhe ai është një aset i yni. Ne duhet të respektojmë vlerën e lojtarit. Nëse ai nuk qëndron te Torino, do të përpiqemi t’i gjejmë një klub tjetër”, përfundoi Marotta.
Kjo tregon se e ardhmja e Asllanit mbetet në “udhëkryq” 3 muaj para ndeshjeve të “Play-Off” të Kupës së Botës, ku Shqipëria do të duelojë me Poloninë dhe në rast fitoreje më pas do të duhet të sfidojë fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.
edhe pak dhe do e shikoni si do shkoje ky harabeli, qe eshte lojtar FORMACIONI te silvinjo... 17 apo 18 takime me Torinon, asnje gol, asnje asist, humbi nje penallti, dhe performance skandaloze, kete jave ngrofi stolin, nje jave me pare u vleresua me noten 4.5... Ky TALENTI I KOMBETARES SHQIPTARE QE ZE VENDIN DIKUJT TJETER NE FORMACION, DIKUJT QE E MERITON
GABOI qe shkoi te Torino. Para se Asllani te vendoste per Torinon, duhej te merrte ne konsiderate TRAINERIN dhe qytetin, ambjentin ne téresi . BOLOGNA ishte dhe eshte akoma zgjedhja me e pershtatshme per te. Italiano eshte traineri i duhur per Asllanin, sepse nje, e kerkoi me insistim dhe dy, di t'u gjeje vendin lojtareve, ka durimin dhe vizionin per t'u marre maksimumin. Fiorentina, si ishte e si eshte, deshmon vlerat e Italianos si trainer me vizion.Bologna pastaj si qytet eshte shume me mire se zymtesia e ftohtesia e Torinos.Per nje lojtar fantazist, a per nje lojtar goli, ambjenti i duhur eshte gjeja e pare qe DUHET TE SHOHIN, kur duan te transferhen...jo parate apo dicka tjeter. Asllani kishte problem AKTIVIZIMIN, BESIMIN. Edhe per familjen do te kishte qene shume me mire Bologna . Nuk e di kush e keshilloi, cfare i premtuan, kush apo cfare e bindi per Torinon. Eshte i ri dhe ka kohe, por duhet te tregohet me i "keq" mé me NERV, reagues ne fushe e stervitje. Kam degjuar nje inerviste te babait te Andrea Pirlos dikur, ku thoshte se Andrea, nese nuk ndjen besimin e trainerit dhe shokeve... nuk eshte ai Pirlo qe njohim te gjithe, humb shume si lojtar. Asllani, me duket ka ndjeshmerine te njejte, e po ashtu Broja.Ja perse Silvinho i aktivizon, dhe ben shume mire.