Ka ndërruar jetë këtë të diel Pandeli Opingari, një nga figurat më të respektuara të sportit vlonjat dhe ish-lojtar i Flamurtarit, pas plagëve të marra në një aksident rrugor dy ditë më parë, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha në qytetin e Vlorës.
Ngjarja u shënua më 2 janar në rrugën “Demokracia”, ku 96-vjeçari u godit nga një automjet tip “Audi”, i drejtuar nga një 22-vjeçar me inicialet O.A.
Opingari u dërgua menjëherë në spital dhe mbeti për disa orë nën kujdes intensiv, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit dhe ka nisur procedurat ligjore për aksidentin, i cili ndodhi në momentin që i moshuari po kalonte në këmbë.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Pandeli Opingarit, i njohur nga sportistët dhe miqtë edhe si “profesor Pompi”, ka sjellë dhimbje të madhe në Vlorë.
Ai ka qenë pjesë e Flamurtarit në vitet ’60–’70, mësues i edukimit fizik, trajner dhe një emër i çmuar i komunitetit sportiv e qytetar.
Një jetë e tërë e lidhur me sportin dhe edukimin e brezave të rinj u mbyll tragjikisht për shkak të një aksidenti rrugor.
E nxjerrin nga burgu prape se eshte i biri i te korruptuarve te ketij vendi dhe e nxjerrin te korruptuarit e ketij vendi!
Po e njeh vrasesin dhe te atin e tij te korruptuar mund tia thuash emrin. Nese e ke qitje keshtu kot sa me zbraz zorret nuk ben ndonje gje te mire. Nxit te rinj te tjere te sillen si ky vrasesi se mund te dalin nga burgu duke paguar leke, dhe ne fakt rrezikojne ta kalojne gjithe rinine burgjeve.
femije te papergjegjshem ,ne burg nja 5 vjet s do i bente keq se mori jete njeriu
Aksudentet me vdekje te behet nje ligj i posaqem 35 vjet burg pa avokat ne te kundert shqiperia mbaroi pune Cdo dit 2-3 vdekje me makina
Sa e tmerrshme. Iken nga kjo jete profesor Pompi, modeli i sportistit dhe njeriut qytetar, si pasoje e mosrespektimit te rregullave te qarkullimit nga nje i papergjegjshem, rrugac ordiner, i cili me gjase do dale i pafajshem se do paguhet kjo drejtesi e zhdrejte dhe e cmendur. Patjeter qe faji do ngelet te Profesor Pandeliu qe "kaloi ne vijat e bardha". U prehsh ne Paqe Prof. "Pompi" qe i dhe Vlores aq shume.
Pandeli Opingari eshte nje ish futbollist legjende I Flamurtarit I viteve 50 dhe pjeserisht I viteve 60 ( Jo I viteve 70 ) . Vertete eshte legjende . Sportedashesit e asaj kohe e mbajne mend Pompin trupvogel , futbollistin xhongler , tnteligjent e spektakolar me rrofishatat e tij , autorin e gjuajtjeve nga kendi ( korrneve ) , te gjuajtjeve te denimit prane zones kundershtaret dhe mbi te gjitha te penalltive ne situata tr veshtira kur te tjeret rrinin me shpine nga emocionet . Pompin duhet te jete " I fundmin I mohikaneve " ... U prefte ne paqje dhe qofte I Parrajses !
Profesor Pompi nje sportist idalluar ,trainer i aposionuar dhe nje pinjoll i degje i familjes se nderuar Opingari . Do mbahet mend per goditjet perfekte nga kendi dhe rafishatat spektakolare . Ngushillime familjes dhe brezit te arte sportiv te Flamurtarit U prehte ne paqe
Sportist i shkelqyer, qytetar model, njeri i respektuar. Nderim dhe respekt per Prof. Pompin. Do t'i mungosh shume Vlores tende te dashur. RIP mjeshter goje-embel.