Pas një fitoreje vendimtare 1-0 kundër Apolonisë në "Elbasan Arena" , AF Elbasani siguroi ngjitjen e shumëpritur në elitën e futbollit shqiptar, vend që nuk e kishte zënë prej nëntë vjetësh.
Ky sukses historik është fryt i një vendimi guximtar të Bashkisë së Elbasanit, e cila tre vite më parë vendosi të krijojë skuadrën AF Elbasan.
Në këto vite, skuadra ka shënuar një rritje të vazhdueshme, duke kaluar nga një kategori në tjetrën dhe tërhequr vëmendjen me arritjet e saj të jashtëzakonshme.
Kjo është një fitore jo vetëm për ekipin, por për të gjithë komunitetin, që tani shikon përpara me krenari dhe entuziazëm ndaj sfidave që sjell e ardhmja.
Gjithashtu edhe skuadra e Bylist ka siguruar diten e djeshme ngjitjen ne Superlige.
Pas fitores ne transferte ndaj Korbait ballshiotet ringjiten ne Superiore pas nje sezoni fantastik ne Kategorine e Pare.
Lini një Përgjigje