Famalicao luan sonte ndaj Sportingut, çështja “Mihaj” ende e pazgjidhur

16 Prill 2024, 20:23Sport TEMA
Famalicao luan sonte ndaj Sportingut, çështja “Mihaj”

Këshilli Disiplinor (CD) i Federatës Portugeze të Futbollit (FPF) vazhdon të mos i përgjigjet kërkesës së Komitetit të Instruktorëve të Ligës (CI) në lidhje me të ashtuquajturin “rasti Mihaj”.

Famalicão, skuadër ku luan mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, i kërkoi Ligës sqarim për mundësinë e aktivizimit të Enea Mihajt në ndeshjen e kësaj të marte, kundër Sportingut, pasi Mihaj ka plotësuar në ndeshjen ndaj Portos, të shtunën e kaluar, pesë kartonë të verdhë, por dueli me “Luanët” i përket javës së 20-të, pasi ishte shtyrë për shkak të goditjes së forcave të sigurisë.

Qendërmbrojtësi kompletoi serinë prej pesë kartonësh të verdhë me Porton dhe, edhe pse ndeshja ndaj “Luanëve” lidhet me një raund të mëparshëm, rregullorja thotë se dënimi duhet të kryhet në ndeshje menjëherë pas plotësimit të numrit të nevojshëm të kartonëve të verdhë

Rregullorja lë pak dyshime dhe thotë se lojtari duhet të kryejë dënimin menjëherë, por gjithsesi, klubi i Mihajt kontaktoi Ligën për interpretimin e rregullores.

Nga ana tjetër, Komiteti i Instruktorëve, që ka marrëveshje me Federatën Portugeze të Futbollit për të ndihmuar klubet të zgjidhin këto lloj situatash, kërkoi sqarime nga organi i lartpërmendur këshillues i cili, ende nuk është përgjigjur.

Madje Enea Mihaj do të mungojë në ndeshjen ndaj “Luanëve”, që luhet sonte, por duhet të jetë i disponueshëm për takimin me Portimonensen, që është caktuar të dielën e ardhshme.

Nëse Këshilli Disiplinor vazhdon pa iu përgjigjur kërkesave për sqarime nga Komiteti i Intrukturorëve të Ligës, vetëm të enjten e ardhshme, kur do të publikohet lista e futbollistëve të ndëshkuar për xhiron e 30-të të kampionatit, Famalicao do të jetë e sigurt për përdorimin e mundshëm të mbrojtësit shqiptar.

Lini një Përgjigje