Futbollisti kombëtares Ramadani: Balla një nga tifozët më të zjarrtë të Shqipërisë

11 Dhjetor 2024, 16:11Sport TEMA

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin priti lojtarin e kombëtares, Ylber Ramadani. Futbollisti i serisë A në Itali, ku aktivizohet me skuadrën e Leçes i dhuroi ministrit një fanelë të kombëtares me emrin e vet.

Pas takimit me ministrin Balla futbollisti i i kombëtares kuq e zi, Ramadani përmes një postimi në rrjetet sociale teksa falenderon ministrin Balla për mikpritjen e ngrohte deklaron se ai është një nga tifozët më të zjarrtë të Shqipërisë.

“Një falenderim i posaçëm për Ministrin Taulant Balla për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin tejet miqësor. Mirënjohje për mbështetjen e parreshtur ndaj kombëtares kuq e zi, gjithmonë prezent në stadium si një nga tifozët më të zjarrtë të Shqipërisë”, shkruan Ramadani.

2 Komente

  1. L
    Loni

    Po Altin Dumanin kur do e thërrasësh për vizitë zoti Balla, apo ndjen më shumë kënaqësi dhe nderim kur të thërret ai?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiperia e pjerdhur

      Ky vemja çpune ka me futbollistet!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje